Për situatën me protestat e dhunshme të 8 ditëve të fundit në Tiranë, zgjidhja nuk ndodhet në duart e Partisë Socialiste apo Demokratike. Në analizën e Kreshnik Spahiut për “Repolitix” në Report Tv, situata ka dalë jashtë kontrollit.
Protestuesit janë plotësisht kundër establishmentit politik dhe nuk e kanë lejuar as kreun e PD, Sali Berishën, që t’u bashkohet në bulevard, pavarësisht këmbënguljes së tij për t’i mbështetur.
Sipas juristit, zgjidhja ndodhet në duart e Shteteve të Bashkuara.
“Shqiptarët kurrë nuk kanë zgjidhur dot një krizë vetë, sidomos të këtij niveli. Unë shfrytëzoj mundësinë t’u bëj thirrje ambasadorit të Shteteve të Bashkuara dhe të BE-së, të ndërhyjnë dhe të bëhen ata garant të marrëveshjeve historike për të ndaluar destabilizimin e Shqipërisë. Kjo për faktin sepse për një arsye themelore, 4 muaj protesta të zhvilluara në bulevard janë trajtuar nga mediat amerikane, britanike, gjermane, franceze, italiane si revolucion anti-Trump. SHBA i kanë një detyrim Shqipërisë të rivendosin paqen. Këto protesta kanë nisur ditën që zbriti Ivanka Trump në Shqipëri dhe për çështjen e Zvërnecit. E dyta, në këtë u përfshinë shumë faktorë ndërkombëtarë e europianë, përfshirë lindorë. Sot është kjo situatë në Shqipëri për këtë arsye. Duhet të shpërblehet Shqipëria, jo qeveria. SHBA dhe Brukseli duhet të dërgojnë një ndërmjetës ndërkombëtar dhe të organizojnë një tryezë”, përfundoi Spahiu.
-
Kjo është e vërtetë por ambasadori i ri nuk po ndihet fare...
Përgjigju -
Shume dakord me ju z.Spahiu per sa i perket BE si ndermjetes,por sa i perket U.S,nuk mendoj se eshte as koha,as administrata e duhur.Ju vete e thoni qe protestat filluan per ceshtjen e Zvernecit.Nese perfaqesues te adm.Trump do te vinin si ndermjetes,do te shikoheshin me mosbesim,do te mendohej qe per te mbrojtur interesat e familjes Trump mund te ishin te njeanshem edhe sikur kjo gje te mos ndodhte.A nuk po e anashkalon Trump embargon qe i eshte vene Rusise vetem se mendon qe po te lejohet ajo te shese gaz, kjo do te ule cmimin boteror te gazit,cmimi i te cilit eshte nje nga pikat qe mund t'a penalizojne Trump ne zgjedhjet e 3 Nentorit?! Pastaj si mund t'i kihet besim nje njeriu qe po bisedon me Rusine e Kinen per Ukrainen,por pa pranine e saj?! Si mund t'i besohet administrates te nje personi si Trump,qe nje ore pasi TV nxirrnin foton e nje femije 1 vit ne karroce,vrare se bashku me nenen e saj nga dronet iraniane leshuar nga ruset ne Ukraine,thoshte se Rusia ishte sjelle shume mire me Ukrainen,a dicka e tille?!Nese ky deklaron nje gje te tille,atehere cfare mund te thote per krizen shqiptare e menyren e zgjidhjes se saj?! Une nuk mendoj se U.S eshte ndermjetesi i duhur ne keto momente z.Spahiu.
Përgjigju -
Ja thua po kujt ja thua injoranteve
Përgjigju











Komente
Komento