Vendosni fjalën kyçe....

“Të ndalet dhuna e paligjshme e policisë ndaj protestuesve, çdo rast të hetohet menjëherë” – OSCE/ODIHR


OSCE/ODIHR i ka bërë thirrje qeverisë shqiptare të ndalë dhunën e paligjshme të policisë ndaj protestuesve.

Në një reagim në X, organizata evropiane shton se çdo rast i përdorimit të paligjshëm të dhunës duhet të hetohet menjëherë e në mënyrë të pavarur.

“Të shqetësuar nga raportimet për dhunë gjatë protestave në Shqipëri, ODIHR u bën thirrje të gjitha palëve të ruajnë qetësinë. Forcat e rendit duhet të shmangin përdorimin e paligjshëm ose joproporcional të forcës ndaj protestuesve, ndërsa çdo rast i përdorimit të paligjshëm të forcës duhet të hetohet menjëherë dhe në mënyrë të pavarur.”