Protestat në Europë, reagon Shefi i OKB-së për të Drejtat e Njeriut: Shtetet të angazhohen me protestuesit dhe të ndërmarrin hapa për adresimin e shqetësimeve Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, është përfshirë në një tjetër përplasje me një gazetar, këtë herë me korrespondentin e gazetës britanike “The Independent”, Andrew Feinberg, të cilin e paralajmëroi me tone të ashpra gjatë një shkëmbimi pyetjesh në Shtëpinë e Bardhë.
Incidenti ndodhi gjatë prezantimit të një projektligji nga Trump dhe anëtarë të tjerë të administratës së tij, i cili synon t’u mundësojë qytetarëve të përfitojnë kompensim financiar në rast se raportojnë mashtrime.
Gjatë komunikimit me gazetarët, Feinberg i drejtoi një pyetje presidentit amerikan, duke shkaktuar reagimin e menjëhershëm të këtij të fundit.
“Nuk e di kush dreqin je, por më mirë ki kujdes”, iu drejtua Trump gazetarit, në një moment që u filmua dhe u shpërnda në rrjetet sociale.
Përplasja vijoi edhe kur gazetari u përpoq të merrte një përgjigje lidhur me planet për rindërtimin e një fushe publike golfi në Uashington. Trump reagoi me tone të ashpra, duke i kërkuar të heshtte.
“Hesht. Hesht! Çfarë ke?”, tha presidenti amerikan.
Në fund, Trump e sulmoi sërish gazetarin, duke vënë në pikëpyetje gjendjen e tij.
“Je çmendur? Vërtet mendoj se diçka nuk shkon me ty”, deklaroi ai.
Incidenti është një tjetër përplasje mes presidentit amerikan dhe përfaqësuesve të medias, gjatë komunikimeve të tij publike me gazetarët.
Top Channel