Kryetari i Partisë GUXO, Faton Peci, tha se Donika Gërvalla e kishte informuar që emri i Behgjet Pacollit gjendet në dosjen gjermane për vrasjen e veprimtarit shqiptar Jusuf Gërvalla.
Peci i bëri këto deklarata në emisionin “Kontext” të ATV-së, ku ngriti pretendime lidhur me dokumentet e hetimeve gjermane për vrasjen e Gërvallës.
Të lidhura
None found
Jusuf Gërvalla, një prej veprimtarëve të njohur të çështjes kombëtare shqiptare, u vra në një ngjarje që vazhdon të konsiderohet ndër më të rëndat në historinë politike shqiptare.



