PSG-ja e Luis Enrique konfirmoi forcën e saj duke mposhtur 4-2 Barcelonën, e cila kishte qenë e pamposhtur në 11 ndeshjet e para.
“Pashë një ndeshje ashtu siç e prisja; shumë të vështirë dhe të komplikuar. Nuk e kupton nivelin e Barcelonës derisa përballesh me të. Ishte një ndeshje shumë e ekuilibruar. Në pjesën e parë e kontrolluam Barçën dhe rikuperuam topa në gjysmëfushën kundërshtare. Vuajtëm për 10-15 minuta në të dytën, por më pas rimorëm kontrollin. Goli i avantazhit na qetësoi”, – deklaroi trajneri spanjoll.
Mbi aftësinë e PSG-së për t’u përshtatur, ai theksoi: “Për të fituar ndeshje dhe trofe të rëndësishëm ndaj rivalëve të të njëjtit nivel, duhet të përshtatesh me situatat e lojës. Për 15 minuta na u desh të mbroheshim thellë, por dimë të luajmë edhe në tranzicion”.
Luis Enrique paralajmëroi kundër vetëkënaqësisë: “Kur mendon se je më i miri apo i veçanti, bie në grackën e parë. Bëmë një punë të shkëlqyer në mbrojtje, veçanërisht sulmuesit tanë”. Ai shtoi se përballë lojtarëve si Pedri dhe Dani Olmo, mbrojtja pa ndihmën e shokëve është e pamundur.







