Edhe pas kalimit të dekretit Italia nuk ndalon nga protestat, zbardhet biseda e të rinjve: Ky është vetëm fillimi, shikoni 24 Tetorin! Mobilizohen në TikTok

21 Tetor 2026 | 07:21

Protestat e paralajmëruara për 24 tetorin në Itali kanë ngritur shqetësime për përshkallëzim të mundshëm të tensioneve, ndërsa në rrjetet sociale po qarkullojnë thirrje për mobilizim, paralajmërime për përplasje me policinë dhe mesazhe që kanë shkaktuar panik në disa qytete.

Sipas gazetës italiane La Repubblica, organizimi i demonstratave po zhvillohet përmes platformave si TikTok, Telegram dhe WhatsApp, ku grupe të ndryshme bëjnë thirrje për pjesëmarrje në protesta, por edhe për veprime të dhunshme.

Pakënaqësitë sociale, të lidhura me koston e jetesës, qiratë e larta, pagat e ulëta dhe pasigurinë në punë, janë ndër arsyet që po nxisin mobilizimin e të rinjve. Megjithatë, thirrjet për protesta paqësore bashkëjetojnë me mesazhe që paralajmërojnë përplasje dhe dëmtime të pronës.

Një tjetër shqetësim lidhet me përhapjen e informacioneve të rreme për incidente dhe sulme të pretenduara, të cilat kanë nxitur frikë dhe kanë detyruar policinë të ndërhyjë në raste kur paralajmërimet nuk janë konfirmuar.

Situata ndërlikohet edhe nga thirrjet për kundërmobilizim të grupeve të së djathtës ekstreme, duke shtuar rrezikun e përplasjeve mes grupimeve me qëndrime të kundërta.

Autoritetet përballen kështu me sfidën e garantimit të rendit publik, pa cenuar të drejtën e qytetarëve për të protestuar, në një situatë ku rrjetet sociale po luajnë rol gjithnjë e më të madh në organizimin e tubimeve dhe përhapjen e informacionit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ndodh në Itali! Themelohet “Lëvizja 17 Tetori” nga protestat, organizatë politike pa kryetar, pa seli dhe pa anëtarësi formale

Lëvizja e të rinjve në Itali që doli në rrugë më 17 tetor po merr formë edhe jashtë protestave. E quajtur “Lëvizja 17 Tetori” (M1710),...
22:18 | 20/10/2026

Itali, deri në 12 vite burg për organizimin e protestave të dhunshme përmes platformave digjitale

Qeveria italiane ka parashikuar dënime nga 4 deri në 12 vite burg për personat që nxisin apo promovojnë krijimin e grupeve për organizimin e demonstratave...
22:13 | 20/10/2026

Parlamenti Europian miraton rregulla të reja për të mbrojtur pasagjerët

Parlamenti Europian ka miratuar rregulla të reja për të mbrojtur pasagjerët kur udhëtimi i tyre ndërpritet. Udhëtarët në të gjithë BE-në do të jenë në...
22:09 | 20/10/2026