Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 21 Tetor 2026, 07:40 DW: Eksperti gjerman kritikon reagimin e Ramës Eksperti i DGAP, Nikola Xaviereff, analizon protestat në Shqipëri, qëndrimin e Edi Ramës, ndikimin e huaj dhe rolin e BE-së e Gjermanisë. Deutsche Welle:…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Karriget e dialogut
  • PSG-Barcelona
  • Balluku dhe SPAK
  • Seanca e Kuvendit
  • Thirrja e Berishës
  • Gjykata liron protestuesit
  • Ditmir Bushati
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Karriget e dialogut
  • PSG-Barcelona
  • Balluku dhe SPAK
  • Seanca e Kuvendit
  • Thirrja e Berishës
  • Gjykata liron protestuesit
  • Ditmir Bushati
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

DW: Eksperti gjerman kritikon reagimin e Ramës

Aktualitet E mërkurë, 21 Tetor 2026 07:40
DW: Eksperti gjerman kritikon reagimin e Ramës
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Eksperti i DGAP, Nikola Xaviereff, analizon protestat në Shqipëri, qëndrimin e Edi Ramës, ndikimin e huaj dhe rolin e BE-së e Gjermanisë.

Deutsche Welle: Si e komentoni lëvizjen aktuale të protestave në Shqipëri? A shihni ngjashmëri me protestat e tjera në Evropë, ose në Ballkan?

Mund t'ju interesojë

Vr*sje te Komuna e Parisit, thirrjet e dhimbshme të djalit: Ku e kam babën?

Vr*sje te Komuna e Parisit, thirrjet e dhimbshme të djalit: Ku e kam babën?

Para 9 orësh
Policia kontroll brenda lokalit te Tajvani, shoqëron një të ri

Policia kontroll brenda lokalit te Tajvani, shoqëron një të ri

Para 9 orësh
Thirrjet e kryeministrit, Tela: 12 karriget e Ramës janë teatër i pastër, nuk ka dialog

Thirrjet e kryeministrit, Tela: 12 karriget e Ramës janë teatër i pastër, nuk ka dialog

Para 9 orësh

Nikola Xaviereff: Është interesante se në të gjithë Evropën, pavarësisht orientimit politik të vendeve të ndryshme, vërehet një pakënaqësi e ngjashme mes të rinjve. Ata e shohin të ardhmen me shqetësim, të ndikuar nga frika e papunësisë, kostot e larta të jetesës dhe katastrofa klimatike. Në të njëjtën kohë, po humbasin besimin te udhëheqja politike.

Swiss Digital

Në një këndvështrim më të gjerë, po rritet pakënaqësia ndaj asaj që mund të ofrojë realisht demokracia përballë ndryshimeve të thella sistemike. Nëse e krahasojmë me Serbinë, lëvizja protestuese në Shqipëri ndjek modele të ngjashme: ajo kundërshton shitjen jotransparente të pasurive natyrore dhe të aseteve me rëndësi simbolike, si dhe kërkon institucione që t’u shërbejnë më mirë qytetarëve.

Deutsche Welle: Pas rreth 130 ditësh protestash kryesisht paqësore, papritur shpërtheu dhuna. Si e shpjegoni këtë përshkallëzim? Dhe a janë masat e paralajmëruara nga qeveria përgjigjja e duhur?

Nikola Xaviereff: Reagimi i qeverisë nuk ndjek një qasje pajtuese, por synon më tepër konfrontimin, përshkallëzimin e tensioneve dhe represionin. Kjo tregon se udhëheqja aktuale nuk ka përgjigje bindëse për sfidat ekzistuese dhe mbështetet në një qasje autoritare nga lart-poshtë, në vend që ta hapë procesin politik.

Qytetarët kërkojnë transparencë dhe që shqetësimet e tyre politike të merren parasysh. Në këtë kontekst, dhuna duhet kuptuar si një taktikë rezistence, përmes së cilës ata përpiqen të tërheqin vëmendjen dhe të shprehin zhgënjimin e tyre.

Deutsche Welle:  Kryeministri Edi Rama fajëson edhe «forcat e huaja» për përshkallëzimin e situatës dhe flet për përpjekje për destabilizimin e Shqipërisë. Si e komentoni?

Nikola Xaviereff: Edi Rama e ka futur veten në një situatë të vështirë në politikën e brendshme, duke u përpjekur të sigurojë ndikim përmes kanaleve joformale pranë qendrave të pushtetit që rrethojnë presidentin të SHBA-së Donald Trump, veçanërisht përmes njerëzve të tij të besuar dhe familjarëve. Politika e tij e jashtme, e cila i lë në plan të dytë marrëdhëniet zyrtare mes qeverive në favor të interesave private, po shkakton pakënaqësi te qytetarët shqiptarë.

Pretendimi se pas destabilizimit qëndrojnë forca të huaja është një taktikë politike për të larguar vëmendjen nga problemet e vërteta dhe për të shmangur përgjegjësinë për to.

Deutsche Welle: A mund ta përjashtoni me siguri që shtete të huaja si Rusia apo Irani, ose shërbimet e tyre sekrete, po ndikojnë në protestat, siç pretendon kryeministri Rama? Në çfarë e mbështetni vlerësimin tuaj?

Nikola Xaviereff: Nuk mund të përjashtohet mundësia që aktorë të veçantë të huaj ose shërbimet e tyre sekrete të përpiqen të ndikojnë në protesta. Megjithatë, nuk ka prova bindëse se ata i drejtojnë apo i orkestrojnë protestat në mënyrë vendimtare, madje as në mënyrë sistematike. Për më tepër, të dyja janë aktualisht shumë të angazhuara me sfidat e tyre të brendshme.

Deutsche Welle: Shumë protestues duket se kundërshtojnë jo vetëm qeverinë, por edhe opozitën tradicionale. Në të njëjtën kohë, lëvizjes i mungon një udhëheqje e qartë politike. Çfarë potenciali politik ka një lëvizje e tillë?

Nikola Xaviereff: Pakënaqësia e të rinjve drejtohet si kundër qeverisë aktuale, ashtu edhe kundër gjithë establishmentit politik. Ashtu si lëvizjet e tjera protestuese në Evropë, edhe kjo pritet të rrisë presionin politik dhe t’u japë një shtysë të mëtejshme partive që synojnë ndryshimin e pushtetit. Në Shqipëri, kjo lëvizje vë në pikëpyetje pushtetin e Edi Ramës. Si një kryeministër joliberal, ai duhet të kërkojë dialogun dhe të krijojë më shumë hapësirë për pjesëmarrjen e shoqërisë civile, nëse dëshiron ta çojë vendin drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Deutsche Welle: Rama i paraqet protestat edhe si një rrezik për anëtarësimin e Shqipërisë në BE.  A mund ta rrezikojnë vërtet protestat procesin e integrimit evropian?

Nikola Xaviereff: Protestat nxjerrin në pah hendekun midis procesit të reformave të drejtuar nga shteti për përafrimin me legjislacionin dhe standardet e BE-së (acquis communautaire) dhe ndryshimeve reale në terren. Pikërisht për shkak se Shqipëria synon anëtarësimin në BE, studentët mund t’i kërkojnë, në mënyrë paradoksale, Brukselit të përdorë ndikimin e tij për ta nxitur qeverinë të hyjë në dialog dhe t’i marrë seriozisht shqetësimet e qytetarëve. Pretendimi se protestat rrezikojnë procesin e integrimit evropian është një frazë politike pa përmbajtje.

Deutsche Welle: Zemërimi i shumë protestuesve po drejtohet gjithnjë e më shumë edhe kundër Bashkimit Evropian dhe qëndrimit të tij ndaj qeverisë shqiptare. A shihni rrezikun e rritjes së euroskepticizmit?

Nikola  Xaviereff: Popullsia shqiptare ka përgjithësisht një qëndrim shumë pozitiv ndaj BE-së dhe e lidh integrimin evropian me standardet dhe vlerat liberale, qeverisjen e mirë, shtetin e së drejtës, transparencën dhe lirinë e medias. Ndryshe nga Serbia, të rinjtë në Shqipëri presin që BE-ja ta përdorë ndikimin e saj për të mbështetur kërkesat e tyre. Nëse kjo nuk ndodh, BE-ja rrezikon të humbasë besueshmërinë.

Megjithatë, në afat të shkurtër, kjo nuk pritet të vërë në dyshim qëndrimin përgjithësisht pozitiv të popullsisë ndaj anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Deutsche Welle:Çfarë duhet të bëjnë BE-ja dhe veçanërisht  Gjermania për të parandaluar humbjen e mëtejshme të besimit, sidomos në prag të Procesit të Berlinit?

Nikola Xaviereff: Udhëheqja e BE-së ka mundësinë t’i trajtojë qartë shqetësimet kryesore të studentëve në paketën e saj vjetore të zgjerimit. Ajo mund të theksojë se protestat janë një shenjë e shëndetshme e debatit demokratik dhe, njëkohësisht, t’i kërkojë Tiranës, përmes gjuhës teknike të procesit të zgjerimit, t’i marrë seriozisht kërkesat e protestuesve. Këto kërkesa lidhen edhe me kapitujt zyrtarë të negociatave për anëtarësimin në BE. Nga ana tjetër, Gjermania ka mundësinë që në samitin e ardhshëm të Procesit të Berlinit t’i bëjë thirrje udhëheqjes politike shqiptare të kontribuojë në uljen e tensioneve, të ruajë qetësinë dhe të tregojë përmbajtje.

(Nikola Xavieref është studiues në Qendrën për Rendin dhe Qeverisjen në Evropën Lindore, Rusi dhe Azi Qendrore të DGAP-së (Shoqata Gjermane për Politikë të Jashtme)

DW

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

DW: Eksperti gjerman kritikon reagimin e Ramës
AKTUALITET Para 4 minutash

DW: Eksperti gjerman kritikon reagimin e Ramës

Champions League/ PSG fitore spektakolare ndaj Barcelonës, nuk gabojnë as City dhe Liverpooli
SPORTI Para 8 orësh

Champions League/ PSG fitore spektakolare ndaj Barcelonës, nuk gabojnë as City dhe Liverpooli

Vr*sje te Komuna e Parisit, thirrjet e dhimbshme të djalit: Ku e kam babën?
AKTUALITET Para 9 orësh

Vr*sje te Komuna e Parisit, thirrjet e dhimbshme të djalit: Ku e kam babën?

Policia kontroll brenda lokalit te Tajvani, shoqëron një të ri
AKTUALITET Para 9 orësh

Policia kontroll brenda lokalit te Tajvani, shoqëron një të ri

Më të lexuarat

1 Rama lë Shqipërinë të enjten, ja ku do të udhëtojë!
Para 12 orësh

Rama lë Shqipërinë të enjten, ja ku do të udhëtojë!

2 Vr*sje te Komuna e Parisit, thirrjet e dhimbshme të djalit: Ku e kam babën?
Para 9 orësh

Vr*sje te Komuna e Parisit, thirrjet e dhimbshme të djalit: Ku e kam babën?

3 Bajram Begaj mbledh disa ambasadorë dhe ish-presidentët, në fokus kriza politike dhe ulja e tensioneve
Para 15 orësh

Bajram Begaj mbledh disa ambasadorë dhe ish-presidentët, në fokus kriza politike dhe ulja e tensioneve

4 Nuk ndalon në Tiranë!
Para 11 orësh

Nuk ndalon në Tiranë!

5 Policia kontroll brenda lokalit te Tajvani, shoqëron një të ri
Para 9 orësh

Policia kontroll brenda lokalit te Tajvani, shoqëron një të ri

6 Efektivët në frontin e protestës, qeveria miraton menjëherë vendimin për shpërblimin
19 Tetor 2026, 21:15

Efektivët në frontin e protestës, qeveria miraton menjëherë vendimin për shpërblimin

7 Gjendja e Shqipërisë në këtë pikë, ish-presidenti Topi: Përgjegjësi kryesor është Rama
19 Tetor 2026, 21:07

Gjendja e Shqipërisë në këtë pikë, ish-presidenti Topi: Përgjegjësi kryesor është Rama

8 Balla pas mbledhjes së grupit të PS: Të enjten votojmë në Kuvend marrëveshjen për më shumë investime në konvikte
Para 20 orësh

Balla pas mbledhjes së grupit të PS: Të enjten votojmë në Kuvend marrëveshjen për më shumë investime n...

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.