Italia, dyshime për ndërhyrje të huaj në protestat e dhunshme, Shefi i Inteligjencës: Është luftë hibride

21 Tetor 2026 | 07:44

Shërbimet e inteligjencës italiane po analizojnë mënyrën se si u organizuan dhe u përhapën thirrjet për protestat e dhunshme në Milano, Torino dhe Bolonjë, mes dyshimeve për një ndërhyrje të mundshme nga jashtë.

Sipas një artikulli të publikuar nga La Repubblica, hetimet po përqendrohen te përhapja e mesazheve në rrjetet sociale, ku algoritmet dhe bot-et mund të kenë ndihmuar që thirrjet për protestë të mbërrinin te të rinjtë më të prirur për revoltë. Analistët dyshojnë për një ndikim të jashtëm dhe po shqyrtojnë veçanërisht pistën ruse, por përgjegjësitë nuk janë përcaktuar ende.

Ministri italian i Mbrojtjes, Guido Crosetto, i ka cilësuar ngjarjet si pjesë të një “lufte hibride”, që sipas tij zhvillohet përmes mjeteve jo konvencionale, përfshirë TikTok-un, YouTube-in dhe platformat e tjera sociale.

Sipas Crosettos, ndikimi përmes këtyre platformave mund të ketë formësuar pikëpamjet dhe sjelljen e të rinjve, duke i vendosur ato në konflikt me rregullat demokratike.

Edhe ministri i Brendshëm, Matteo Piantedosi, ka kërkuar që çështja të hetohet më tej. Ai ka vënë në dukje se, megjithëse mobilizimi i të rinjve dukej spontan, mënyra se si u zhvilluan ngjarjet ngre dyshime për organizim dhe përpjekje për destabilizimin e rendit publik.

Megjithatë, brenda qeverisë italiane ka edhe qëndrime kundërshtuese. Zëvendëskryeministri Matteo Salvini ka hedhur poshtë dyshimet për përfshirjen e Rusisë, duke argumentuar se vëmendja duhet të përqendrohet te rendi publik dhe parandalimi i dhunës.

Ndërkohë, analizat e inteligjencës pritet të shqyrtohen edhe në nivel institucional, ndërsa autoritetet po përpiqen të zbardhin se kush e publikoi fillimisht thirrjen për protestë dhe si u përhap ajo në mënyrë kaq të shpejtë në rrjetet sociale.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Edhe pas kalimit të dekretit Italia nuk ndalon nga protestat, zbardhet biseda e të rinjve: Ky është vetëm fillimi, shikoni 24 Tetorin! Mobilizohen në TikTok

Protestat e paralajmëruara për 24 tetorin në Itali kanë ngritur shqetësime për përshkallëzim të mundshëm të tensioneve, ndërsa në rrjetet sociale po qarkullojnë thirrje për...
07:21 | 21/10/2026

Ndodh në Itali! Themelohet “Lëvizja 17 Tetori” nga protestat, organizatë politike pa kryetar, pa seli dhe pa anëtarësi formale

Lëvizja e të rinjve në Itali që doli në rrugë më 17 tetor po merr formë edhe jashtë protestave. E quajtur “Lëvizja 17 Tetori” (M1710),...
22:18 | 20/10/2026

Itali, deri në 12 vite burg për organizimin e protestave të dhunshme përmes platformave digjitale

Qeveria italiane ka parashikuar dënime nga 4 deri në 12 vite burg për personat që nxisin apo promovojnë krijimin e grupeve për organizimin e demonstratave...
22:13 | 20/10/2026