Rama vendos sërish karriget që studentët thyen dje: Ejani në dialog, 1001 pakënaqësitë se justifikojnë dhunën
Kryeministri Edi Rama këtë të mërkurë në mëngjes ka kerkuar sërish dialog duke rikthyer karriget e qe vendosi ditën e djeshme dhe që në mënyrë demostrative nga studentët u refeuzuan. Ai tha se ka 1 mijë e një pakënaqësi po asnjë nga këto se justifikon dhunën.
“Ka një mijë e një pakënaqësi, një mijë e një halle, një mijë e një probleme, mund të ketë edhe 1001 arsye për të protestuar, por asnjë arsye nuk e justifikon dhunën. Çdo arsye është një argument më shumë për dialogun mes njerëzve që ndajnë të njëjtin atdhe, mes njerëzish që ndajnë një atdhe, që kanë të njëjtën shtëpi të përbashkët, mes njerëzish që duan të njëjtën gjë në fund, si ta bëjnë Shqipërinë më të mirë. E drejta e protestës është e pamohueshme, dhuna është krim i ndëshkueshëm. Dje dialogu mori përgjigjen e dhunës. Sot dialogu është këtu përsëri.
Dora ime është e shtrirë për këdo që mendon ndryshe nga unë dhe që mendon ndryshe nga shumica e terrorizuar nën trysninë e dhunës. Por çdo gjë që kërkojmë më mirë, më shumë dhe më shpejtë, bëhet me punë, me të ardhurat nga puna, duke i çuar ato të ardhura aty ku janë problemet që kërkojnë zgjidhje. Distancohuni nga dhuna dhe çdo dhunues do të marrë përgjigje. Përgjigja do të jetë konstante, ligjore dhe financiare. Kush dëmton pronën e përbashkët dhe pasurinë e tjetrit do të paguajë. Në Shqipëri gjithësecili do të ketë vendin e vet, por nga ana tjetër liria e askujt nuk mund të shtrihet aty ku fillon liria e të tjerëve. E drejta e askujt nuk mund të imponohet aty ku të tjerët kanë të drejtë të jetojnë nën qiellin e përbashkët të bashkëjetesës demokratike e paqësore”-tha Rama.
Italia, dyshime për ndërhyrje të huaj në protestat e dhunshme, Shefi i Inteligjencës: Është luftë hibride
Përqafimi i Putinit nga Trump e trazon Evropën, por jo mjaftueshëm për t’u shkëputur nga SHBA-ja
Klosi: Protesta ishte e qetë deri në mbrëmje, dolën personat me kapuç dhe nisën të hedhin gurë
- 08:36 Protestat për strehimin në Portugali, 55 të arrestuar dhe dy të plagosur gjatë ndërhyrjes së policisë
- 08:29 Kina kërcënon Britaninë me hakmarrje tregtare nëse rrit tarifat për automjetet elektrike
- 08:25 Francë, Belgjikë, Spanjë, Itali, Portugali dhe Shqipëri protesta të dhunshme dhe tensione! Pse po protestojnë të rinjtë në Europë
- 08:21 Valë e re sulmesh në Ukrainë, dy të vdekur në Kharkiv! Dëme të shumta në Kiev e Poltava
- 08:11 Netanyahu për protestat e dhunshme në Francë: Vendi i është nënshtruar pushtimit të islamit ekstremist
- 08:09 Koreja e Veriut publikon foto të Kim Jong Un – pse vazhdojnë të qarkullojnë thashethemet për vdekjen e tij?