NBA ngre siparin: LeBron mposht kampionët e New York, fitojnë edhe Detroit e Oklahoma

21 Tetor 2026
8:21
Telesport
back button

Ka nisur sot sezoni 2026-2027 në NBA dhe menjëherë surprizat nuk kanë munguar. Kampionët në fuqi të New York u mundën në fushën e tyre 106-100 nga Philadelphia, ku debutoi LeBron James.

Pas ceremonisë së hapjes, ku u dorëzuan unazat për kampionët e Knicks, nisi beteja në parket. Tyrese Maxey me 28 pikë ishte shënuesi më i mirë për Philadelphia, mbështetur nga LeBron me 14 pikë.

Fiton edhe skuadra e Detroit, që pas një loje të ekuilibruar mundi 121-113 Boston. Në fakt, kjo ishte ndeshja hapëse e sezonit të ri. Paul George realizoi 38 pikë për Boston, por që s’mjaftuan.

Debutim me humbje për San Antonio, që në shtëpi u mund 116-104 nga Oklahoma. Alexander Shai realizoi 32 pikë për miqtë, duke i bërë të pavlefshme 24 pikët e Castle për Spurs.

NBA-Rezultatet e sotme

Detroit – Boston, 121-113

New York – Philadelphia, 100-106

San Antonio – Oklahoma, 104-116

Lajme të tjera

Lajmet e fundit