E mërkurë, 21 Tetor 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

“Dje dialogu mori përgjigjen e dhunës”, Rama nxjerr sërish karriget para kryeministrisë: Dora ime e shtrirë për të gjithë

Kryeministri Edi Rama ka nxjerrë sërish karriget para godinës së Kryeministrisë, duke përsëritur ftesën për dialog me protestuesit.

Rama deklaroi se pavarësisht pakënaqësive dhe arsyeve që mund t’i shtyjnë qytetarët të protestojnë, dhuna nuk mund të justifikohet. Ai e cilësoi dialogun si rrugën për të diskutuar problemet dhe për të gjetur zgjidhje, ndërsa u bëri thirrje protestuesve të distancohen nga aktet e dhunshme.

Reklamë

Kreu i qeverisë paralajmëroi gjithashtu se personat që ushtrojnë dhunë do të përballen me pasoja ligjore dhe financiare.

 “Ka 1001 pakënaqësi, 1001 halle, 1001 probleme mund të ketë dhe 1001 arsye për të protestuar, por asnjë arsye nuk e justifikon dhunën. Çdo arsye është një argument më shumë për dialog, mes njerëzish që ndajnë të njëjtin atdhe, mes njerëzish që kanë të njëjtën shtëpi të përbashkët. Mes njerëzish që duan të njëjtën gjë, si ta bëjmë Shqipërinë më të mirë.

Reklamë

E drejta e protestës është e pamohueshme, dhuna është krim i ndëshkueshëm. Dje dialogu mori përgjigjen e dhunës, sot dialogu është këtu përsëri. Dora ime është e shtrirë për të gjithë ata që mendojnë ndryshe nga unë dhe që mendojnë ndryshe nga shumica e terrorizuar nën trysninë e dhunës.

Por në të njëjtën kohë, çdo gjë që kërkojmë të bëjmë më mirë, çdo gjë që kërkojmë të bëjmë më shumë, bëhet me punë, me të ardhurat nga puna. Bëhet duke çuar të ardhurat aty ku janë problemet që kërkojnë zgjidhje. Distancohuni nga dhuna. Çdo dhunues do të marrë përgjigje. Përgjigjja nuk do të vonojë dhe do të jetë ligjore e financiare”, tha Rama.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.