E mërkurë, 21 Tetor 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Moti të mërkurën, reshje shiu në të gjithë vendin, në veriperëndim priten shtrëngata

Ditën e mërkurë, vendi ynë do të ndikohet nga masa ajrore të paqëndrueshme, duke sjellë vranësira mesatare deri të dendura dhe reshje shiu në disa zona.

Sipas parashikimit, reshjet me intensitet të ulët pritet të nisin që në orët e mëngjesit, fillimisht përgjatë vijës bregdetare, për t’u shtrirë gradualisht në pjesën tjetër të territorit.

Reklamë

Në zonën e veriperëndimit, reshjet herë pas here do të kenë intensitet deri mesatar, në formën e shtrëngatave të shoqëruara me shkarkesa elektrike.

Era do të fryjë nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare 8 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare herë pas here mund të arrijë deri në 16 m/s.

Në det, valëzimi parashikohet të jetë i ulët, i forcës 2–4 ballë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.