Modelja shqiptare Oriola Marashi po kërkon me shqetësim qenushen e saj, Lola, e cila është zhdukur në zonën e Lagunës së Patokut. Për ta rikthyer pranë vetes, ajo ka bërë një apel publik dhe ka ofruar një shpërblim prej 2 mijë eurosh për personin që arrin ta gjejë.
Përmes rrjeteve sociale, modelja ka publikuar njoftimin për humbjen e kafshës së saj shtëpiake, duke kërkuar ndihmën e kujtdo që mund të ketë informacion për vendndodhjen e saj.
Lola është një qenush i racës Poodle, me qime kaçurrele në nuanca kafe dhe bezhë. Ajo mban një rrip të zi, detaj që mund të ndihmojë në identifikimin e saj.
Shpërblimi prej 2 mijë eurosh është pjesë e përpjekjeve për ta gjetur sa më shpejt qenushen dhe për ta kthyer pranë pronares së saj. Oriola u bën thirrje të gjithë atyre që mund ta kenë parë ose të dinë diçka për të, që të ndihmojnë në kërkimin e saj.
Për modelen, kjo nuk është thjesht humbja e një kafshe shtëpiake, por mungesa e një qenieje të dashur, rikthimin e së cilës po e pret me padurim.
