Një ditë pasi studentët refuzuan dialogun me kryeministrin Edi Rama, këtë të mërkurë sërish kreu i qeverisë ka nxjerrë karrige në shkallët e kryeministrisë, më shënimin dialog.
Rama u shpreh se e drejta për të protestuar është e pamohueshme, por theksoi se çdo shqetësim duhet të adresohet përmes dialogut dhe jo përmes akteve të dhunshme.
Të lidhura
None found
Pavarësisht përballjes me dhunën një ditë më parë, ai mbetet i hapur për dialog me ata që mendojnë ndryshe nga ai dhe nga shumica.
“Ka 1001 pakënaqësi, halle e probleme, mund të ketë edhe 1001 arsye për të protestuar, por asnjë arsye nuk e justifikon dhunën. Cdo arsye është një argument më shumë për dialog, për dialogun mes njerëzve që ndajnë të njëjtin atdhe, mes njerëzish që duan të njëjtën që, si ta bëjnë Shqipërinë më të mirë. E drejta e protestës është e pamohueshme, dhuna është krim i ndëshkueshëm. Dje dialogu mori përgjigjen e dhunës, sot dialogu është këtu përsëri, dora ime është e shtrirë për ata që mendojnë ndryshe nga unë, dhe që mendojnë ndryshe nga shumica e terrorizuar nën trysninë e dhunës. Por cdo gjë që kërkojmë të bëjmë më mirë, më shumë, më shpejt bëhet me punë, bëhet me të ardhurat nga puna, bëhet duke i çuar atë të ardhura aty ku janë problemet që kërkojnë zgjidhje”, tha Rama.
Por pavaresisht fteses për dialog, Rama sërish sulmon te rinjte dhe i quan ata dhunues, duke i paralajmeruar për pasoja ligjore dhe financiare.
“Distancohuni nga dhuna, cdo dhunues do të marrë përgjigje. Përgjigjja nuk do të vonojë dhe do të jetë konstante, do të jetë ligjore dhe financiare. Kush dëmton pronën e përbashkët do të paguajë, kush paguan pronën e tjetrit do të paguajë. Liria e askujt nuk mund të shtrihet ku fillon liria e të tjerëve, e drejta e akujt nuk mund t imponohet aty ku të tjerët kanë të drejtë të jetojnë në qiellin e përbashkët të bashkëjetesës demokratike dhe paqësore”, u shpreh Rama.







