Dje rinia i copëtoi, Rama provokon sërish me karrige/ Kërcënon si bandit studentët që i kërkojnë dorëheqjen

08:50, 21/10/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Edi Rama është shfaqur i shpërfytyriuar sërish këtë mëngjes duke provokuar më karrige ne dorë të rinjtë shqiptarë që i kërkojnë largimin.

Gjatë fjalës së tij i rrethuar me qindra roje, tha se dhuna duhet dënuar. Por nuk përmendi asnjë rast se pse dhunuesit e tij që u premtoi çekun 2500 europsh që kanë rrahur, goditur e helmuar me gaz gjysmën e Tiranës nuk po merrnin dënimin e merituar.

Një ditë më parë të rinjtë i thyen karriget e tij. Provokimi i sotshëm është e sigurt që do të ketë të njëjtin fat. Rinia është shprehur qartë që kërkon largimin e tij.

Rama: Ka një mijë e një pakënaqësi, njëmijë e një halle, njëmijë e një probleme. Mund të ketë edhe njëmijë e një arsye për të protestuar por asnjë arsye nuk e justifikon dhunën. Çdo arsye është një argument më shumë për dialog. Për dialogun mes njerëzish që ndajnë të njëjtin atdhe mes njerëzish që kanë të njëjtën shpi të përbashkët mes njerëzish që duna të njëjtën gjë në fund të fundit. Si ta bëjmë Shqipërinë më të mirë. E drejta e protestës është e pamohueshme, dhuna është krim i ndëshkueshëm. Dje dialogu mori përgjigjen e dhunës sot dialogu është këtu përsëri. Dora ime është e shtrirë për të gjithë ata që mendojnë ndryshe nga unë...

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco