Deputeti i PD, Bardh Spahia ka denoncuar plagosjen me plumba të një protestuesi.
Në një reagim në rrjete sociale, Spahia shkruan se, 24 vjeçarit Aranit Alushaj nga Mallakastra i janë nxjerrë dy plumba në formë sfere.
Ai bën thirrje që kjo ngjarje të dokumentohet si plagosje me armë zjarri në protestë.
Reagimi i plotë:
Aranit Alushaj 24 vjeç nga Mallakastra, është i riu i plagosur me armë zjarri nga policia kriminale e rregjimit të Ramës, ai ka marrë një plagë abdominale të rëndë shpuese.
Plumbi i ka shpuar krejtësisht murin e barkut dhe ka mbetur brenda hapësirës abdominale (intraperitoneale). Pas ndërhyrjes kirurgjikale u nxor plumb në formë sfere, dy copë.
Ky është një krim i vërtetë shtetëror ndaj një të riu që proteston kundër Edi Ramës. Kjo është plagosje e rëndë me rrezikshmëri tejet të lartë për jetën. Sonte fataliteti ( më e keqja) u shmang vetëm falë ndërhyrjes së mjekëve. Po nesër?
OPGJ-të kanë detyrimin ligjor të dokumentojnë krimin makabër shtetëror dhe të respektojnë vetëm ligjin!
Prokuroria duhet të hetojë urgjentisht tentativën për vrasje të 24 vjeçarit dhe egzekutori bashkë me urdhëruesin të vendosen përballë drejtësisë!
Ndaloni krimet kundër studentëve dhe rinisë!
© SYRI.net
‘A keni familje, a keni fëmijë’/ Aliaj shpërthen ndaj policisë: Jeni kthyer në armë terrori e Edi Ramës
Dje, rinia i copëtoi, Rama provokon sërish me karrige/ Kërcënon si bandit studentët që i kërkojnë dorëheqjen
Revolta kundër Edi Ramës/ Sot në orën 10:00 pedagogët protestojnë sërish në mbështetje të të rinjve