Policia në Shtërpcë konfiskon dy furgonë që transportonin dru ilegalisht

Policia e Kosovës ka ndaluar dy furgonë që transportonin dru pa dokumentacionin përkatës në Shtërpcë. Rasteve u është kushtuar vëmendje në kuadër të planit operativ “Mbrojtja e Pyjeve 2026”.
Sipas njoftimit të policisë, dy rastet janë evidentuar veçmas, ndërsa masa drusore e konfiskuar është dërguar në Agjencinë e Pyjeve në Shtërpcë për matje dhe vazhdimin e procedurave ligjore.
Policia Rajonale e Ferizajt ka bërë të ditur se do të vazhdojë bashkëpunimin me institucionet kompetente për parandalimin dhe luftimin e veprimtarive të kundërligjshme, me theks të veçantë në prerjen dhe keqpërdorimin e paligjshëm të pyjeve. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
20 sekonda më parë
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate



































