Partizani përballet me Skënderbeun, fitorja e domosdoshme për t’u larguar nga fundi

Partizani do të presë Skënderbeun në takimin e vlefshëm për javën e 8-të të “Abissnet Superiores”. FSHF-ja duhej vetëm të zyrtarizonte stadiumin dhe orarin e sfidës, e planifikuar për të shtunën në orën 13:30.

Sezoni nuk ka nisur sipas pritshmërive për të kuqtë, të cilët kanë shfaqur paqëndrueshmëri. Disfata 4-1 ka tronditur sërish ekipin, ndaj përballë kundërshtarëve korçarë synimi është të largohet sa më shpejt nga “zona e kuqe”.

Të lidhura

None found

Mislav Karoglan përballet me një mision të vështirë dhe njëkohësisht sfidues. Trajnerit i duhet të përballojë presionin dhe të shpëtojë një sezon që ka nisur keq. Nëse mungon një reagim i menjëhershëm, duke filluar nga kjo ndeshje, situata mund të bëhet edhe më e rëndë.

Në Vorë, Partizani synon të rikthehet “online” dhe të largohet nga vendi i fundit, që e mban ekipin në ankth. Tri pikët janë zgjidhja e vetme për të lënë pas periudhën e vështirë dhe për të fituar qetësi, të paktën në rrethanat aktuale.


Shtuar më 21.10.2026 09:12

Quantcast