'Opreacioni kriminal i urdhëruar nga Rama', Blushi: Dy vite nga rrëmbimi mafioz i Ilir Metës

'Opreacioni kriminal i urdhëruar nga Rama', Blushi: Dy vite nga rrëmbimi mafioz i Ilir Metës

09:07, 21/10/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë Tedi Blushi ka reaguar me një shënim në faqen e tij në facebook 2 vjet pas arrestimit të dhunshëm të ish Presidentit Meta.

‘Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, lideri i forcës së dytë opozitare në vend, u rrëmbye nga banditë të maskuar dhe të armatosur, përmes një operacioni kriminal të urdhëruar nga Edi Rama dhe të vënë në jetë nga Ergys Agasi, Ilir Proda dhe Vilson Bala’, shkruan Blushi në postimin e tij.

Mesazhi:

Si sot, dy vite më parë, Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, lideri i forcës së dytë opozitare në vend, u rrëmbye nga banditë të maskuar dhe të armatosur, përmes një operacioni kriminal të urdhëruar nga Edi Rama dhe të vënë në jetë nga Ergys Agasi, Ilir Proda dhe Vilson Bala.

Sot dy vite nga ai rrëmbim mafioz (i çertifikuar si i tillë edhe me vendim gjykate) që tronditi opinionin vendas dhe ndërkombëtar, Prokuroria politike ende nuk na përfunduar hetimet për këtë akt terrori shtetëror.

Sot dy vite, që Ilir Meta mbahet në izolim ekstrem, me zero prova penale kundër tij, thjesht dhe vetëm si kundërshtar politik i Edi Ramës, i cili urdhëroi arrestimin, realizoi rrëmbimin, hetimin, burgimin dhe po vijon me gjykimin në errësirë. Si sot, dy vite më parë, u zyrtarizua rrëmbimi i kundërshtarëve politikë, me banditë të maskuar dhe të armatosur, si manual pune i Narkoshtetit, që vijon të rrëmbejë studentë, protestues dhe zëra kritikë kundër regjimit.

Të gjithë në këmbë për të shporrur me çdo çmim bandën mafioze dhe kreun e bandës, Edi Rama, që ka kapur për fyti të gjithë shtetin. Dita e çlirimit të Shqipërisë nga ky sekt i urryer, pa fe dhe pa Atdhe, është më pranë se kurrë. Kjo është beteja finale për kombin tonë, në ballë të së cilës është rinia, e ardhmja! TRIUMFI I LIRISË ËSHTË I PASHMANGSHËM! ME ÇDO ÇMIM DHE SAKRIFICË!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco