Ish futbollisti i kombëtares shqiptare, Igli Tare është paraqitur sot në Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion, në kuadër të hetimeve për dosjen e Belinda Ballukut.
Tares i është komunikuar akuza për pastrim parash në lidhje me vilën e ish-zv/ kryeministres në Palasë që fshehu në emër të tij.
Sot pritet që t’u komunikohet akuza edhe personave të tjerë që sipas SPAK-ut janë të përfshirë në dosjen e dytë të Ballukut.
SPAK dje mori të pandehur për herë të dytë, Belinda Ballukun për disa vepra penale. Prokuroria deklaroi se Balluku akuzohet për shkelje të barazisë në tendera, korrupsion pasiv, deklarim i rremë i pasurisë dhe pastrim parash.












