Aktualitet

“Janë e ardhmja e vendit”/Lorik Cana në krah të studentëve, thirrje institucioneve!

Me anë të një mesazhi në rrjetet e tij sociale, Lorik Cana i bëri thirrje institucioneve të dëgjojnë studentët. Ish-kapiteni legjendar i Kombëtares Shqiptare të Futbollit, Lorik Cana, ka reaguar publikisht lidhur me valën e protestave studentore dhe rinore që po zhvillohen prej shtatë ditësh në Tiranë e në qytete të tjera të vendit.

Me anë të një mesazhi në rrjetet e tij sociale, Lorik Cana i bëri thirrje institucioneve të dëgjojnë studentët: “Kur studentët ngrihen në protestë dhe kërkojnë të drejtat e tyre, vëmendja dhe prioritetet e shoqërisë dhe të institucioneve duhet të përqendrohen plotësisht te ata deri në gjetjen e një zgjidhjeje apo marrëveshjeje të qëndrueshme. Studentët përfaqësojnë të ardhmen e vendit dhe investimi te kushtet e tyre është investim direkt në mbarëvajtjen e shoqërisë”, shkruan Cana në Instagram,

 

JavaScript is required for tabnav widget to work properly.