Skandal/ U tregua i guximshëm duke iu përgjigjur Ramës, arrestohet i riu teksa pinte kafe! Polici me kapuç dhe forcat speciale bastisin lokalin derisa e gjejnë (VIDEO)

Një i ri, i cili më herët kishte kritikuar kryeministrin Edi Rama në një prononcim për News24, u arrestua dhe u shoqërua me forcë nga policia dhe persona me kapuç teksa ai ishte duke pirë kafe.

Sikur të ishte një kriminel dhe jo një i ri, efektivë policie, mes tyre edhe persona me kapuç, si dhe forca speciale kanë kontrolluar lokalin deri në gjetjen e të riut, Emanuel Daçi.

Të lidhura

None found

“Po arrestohem kot, për asgjë, për një kokore biçikletë dhe një antidjersë”, tha Daçi, i cili me edukate i tha policisë “po më dhunoni, vij unë, por ju lutem se po më dhunoni”.

Më herët gjatë një prononcimi për News24, i riu tha se nuk mund të ketë dialog me Edi Ramën.

“Pse dole sot për dialog?! Ke pas aq kohë, vetëm ke dalë dhe ke bërë karagjozin, duke bërë humor dhe duke bërë prototipin. Prototipat do të hedhin poshtë”, tha ai.

 


Shtuar më 21.10.2026 09:46

Quantcast