• Kontakt
Wednesday, October 21, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi RAJONI

Konjufca në OKB: Serbia vrau 12 mijë shqiptarë, ndërsa përgjegjësit ende nuk janë ndëshkuar

09:52 : 21/10/2026
në RAJONI

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, tha sot se Serbia po vazhdon kërcënimet ndaj Kosovës, duke ekspozuar synimet e saj ekspansioniste territoriale. Ai theksoi se zyrtarët serbë po e sfidojnë hapur Kosovën.

Në fjalën e mbajtur në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, ai tha se personat që kanë kryer krime në Kosovë po vazhdojnë të jetojnë të lirë.

“Zonja presidente, shteti i Serbisë, me flamurin e Serbisë, ka vrarë në vendin tim 12 000 njerëz të paarmatosur, të pafajshëm, shqiptarë. Asnjë fjalë nga ministri Gjuriq për 12 000 shqiptarë të vrarë! Këtë e quaj unë mohim të drejtësisë”, tha Konjufca.

Ai vlerësoi se Kosova ka shënuar përparim në shumë fusha.

E cilësoi raportin e UNMIK-ut si selektiv, duke thënë se një pjesë e tij bazohet në propagandën serbe dhe përmban dezinformata për Kosovën.

Konjufca kritikoi raportin e UNMIK-ut për Kosovën, duke pretenduar se ai bazohet kryesisht në atë që e cilësoi si propagandë serbe dhe se nuk i pasqyron plotësisht përpjekjet e institucioneve të Kosovës për sundimin e ligjit, stabilitetin dhe lirinë e lëvizjes.

Ai kritikoi edhe mënyrën se si raporti i referohet sulmit në Banjskë, më 24 shtator 2023.

Lexo edhe:

Shqipëria dështon të përmbushë standardet për luftën kundër trafikimit të qenieve njerëzore

SHBA-ja nuk ndryshon qëndrim për Dialogun Strategjik me Kosovën

“Është po ashtu fatkeqësi të shohim që prapë edhe sulmi paramilitar në Banjskë, i orkestruar, i organizuar, i mbështetur nga Beogradi zyrtar përmes Milan Radoiçiqit, referohet e përmendet në këtë raport si një ‘ngjarje e dhunshme’ në vend se të përmendet ashtu siç është: sulm terrorist”, ka deklaruar Konjufca.

Ai ka kundërshtuar gjithashtu atë që e ka cilësuar si keqpërdorim të konotacioneve etnike dhe keqinterpretim të veprimeve të institucioneve të Kosovës në raportin e UNMIK-ut.

“Është dëshpëruese që shumë nga këto raste të trajtuara dhe të diskutuara në raportin e UNMIK-ut bazohen kryesisht te propaganda serbe”, ka thënë ai.

Konjufca ka theksuar se Kosova vazhdon të jetë një nga demokracitë më stabile të Evropës Juglindore, duke përmendur përparimin në luftën kundër korrupsionit, forcimin e sundimit të ligjit dhe mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të njeriut.

“Vlerësimet e pavarura tregojnë që kemi arritur sukses në luftën kundër korrupsionit, përforcim të sundimit të ligjit, si dhe institucione demokratike që mbrojnë të drejtat dhe liritë e njeriut dhe avancojnë demokracinë”, ka deklaruar ai.

Duke folur për situatën në veri, Konjufca ka thënë se Qeveria e Kosovës po punon për sigurinë dhe prosperitetin në të gjithë territorin, përfshirë zonat e banuara nga komunitetet joshumicë.

“Kemi mbyllur strukturat ilegale që operojnë nga Serbia, të cilat pengojnë integrimin etnik dhe cenojnë institucionet tona demokratike”, ka thënë ai, duke shtuar se mbyllja e tyre ofron siguri juridike dhe trajtim të drejtë për qytetarët.

Konjufca ka përmendur edhe bashkëpunimin e Policisë së Kosovës me KFOR-in dhe EULEX-in, si dhe hapjen e shërbimeve publike në komunat veriore, përfshirë kadastrin, regjistrimin e bizneseve, pensionet, zyrat e punësimit dhe administratën tatimore.

Gjatë fjalimit, Konjufca ka folur edhe për gjendjen e shqiptarëve në Luginën e Preshevës, duke pretenduar se ata përballen me diskriminim sistematik dhe përjashtim nga sektori publik.

Ai ka thënë se shqiptarët përbëjnë 71 për qind të popullsisë së kombinuar të këtij rajoni, sipas regjistrimit të popullsisë në Serbi më 2022, por se përfaqësimi i tyre institucional mbetet i ulët.

Konjufca ka krahasuar këtë situatë me Kosovën, ku, sipas tij, 20 nga 120 ulëset në Kuvend janë të garantuara për komunitetet joshumicë, përfshirë dhjetë ulëse për komunitetin serb.

Në pjesën tjetër të deklarimit, Konjufca ka folur për aktgjykimin e fundit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

Ai ka thënë se Kosova ka bashkëpunuar me Tribunalin e Hagës, institucionet e tjera të OKB-së dhe gjykatat vendore për ndjekjen dhe dënimin e krimeve të luftës, pavarësisht përkatësisë etnike të kryerësve.

Konjufca ka rikujtuar se Dhomat e Specializuara janë themeluar në vitin 2015, me insistimin e aleatëve të Kosovës, pas pretendimeve për krime të rënda nga pjesëtarë të UÇK-së.

Ai ka pretenduar se pretendimet për trafikim organesh, të cilat i ka cilësuar si fabrikime, nuk kanë qenë pjesë e akuzës në aktgjykimin e fundit. Po ashtu, ka shprehur shqetësime për dënimet e shqiptuara, duke thënë se ato, sipas tij, përmbajnë gabime në përmbajtje dhe në vlerësimin e fakteve.

“Drejtësia duhet të jetë e paanshme dhe duhet të perceptohet e të shihet si e paanshme”, ka deklaruar ai, duke shtuar se Kosova pret që shqetësimet e saj të adresohen në procedurën e apelit.

Në fund, Konjufca ka përmendur edhe rreth 20 mijë viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë dhe ka theksuar se shumë kryerës të krimeve të luftës ende nuk janë ndëshkuar.

“Kosova kërkon drejtësi për secilën viktimë, për secilin krim e për secilin kryerës të këtyre krimeve. Nuk mund të lejojmë barazim të fajësisë thjesht për shkak se dikush deshi ta ndërtonte një narrativë alternative. Plagët e luftës ende janë të freskëta në Kosovë”, ka përfunduar Konjufca. /KosovaPress/

Etiketa: kosoveserbia

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Shqipëria dështon të përmbushë standardet për luftën kundër trafikimit të qenieve njerëzore

21:56 : 15/10/2026
RAJONI

SHBA-ja nuk ndryshon qëndrim për Dialogun Strategjik me Kosovën

11:50 : 14/10/2026
BOTA

Ambasada amerikane shpreh gatishmërinë për bashkëpunim me presidenten Shiroka Pula

13:19 : 12/10/2026
RAJONI

Marta Kos: Ndryshimet në Ligjin për Specialen janë të papranueshme për BE-në

09:52 : 12/10/2026
Foto ilustruese
RAJONI

Kosovë/ Babai vret me armë zjarri djalin dhe arratiset

22:02 : 11/10/2026
RAJONI

Ndryshimet e ligjit për Gjykatën Speciale, a i rrezikon Kosova raportet me Perëndimin?

15:15 : 10/10/2026
Para

Media franceze: Ermal Beqiri synon të qëndrojë në Francë!

TË GJITHA

Media franceze: Ermal Beqiri synon të qëndrojë në Francë!

09:54 : 21/10/2026

Konjufca në OKB: Serbia vrau 12 mijë shqiptarë, ndërsa përgjegjësit ende nuk janë ndëshkuar

09:52 : 21/10/2026

Fshehu vilën e Ballukut në Palasë/ SPAK i komunikon akuzën Igli Tares

09:29 : 21/10/2026

Dhuna ndaj të miturve vë në pikëpyetje reagimin e policisë gjatë protestave

09:23 : 21/10/2026

Sindikata e Pedagogëve nis zbatimin e bojkotit në të gjitha universitetet publike

09:03 : 21/10/2026

Tarifat, korrupsioni dhe kriza e jetesës/ “New York Post” dhe “AP” jehonë protestës kundër qeverisë

08:49 : 21/10/2026

Merz: Evropa po nënvlerëson kërcënimin që vjen nga Rusia!

08:40 : 21/10/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com