Vendosni fjalën kyçe....

58 të shoqëruar nga protesta dalin sot para Gjykatës së Tiranës


58 personat e shoqëruar nga Policia gjatë protestës në kryeqytet pritet të dalin sot para Gjykatës së Tiranës, ku do të shqyrtohen masat e sigurisë ndaj tyre.

Një ditë më parë, gjykata vendosi lirimin e 13 personave të arrestuar gjatë protestave të ditëve të fundit, duke caktuar masa më të lehta sigurie.

Edhe pse e vlerësoi të ligjshëm arrestimin e tyre në flagrancë, gjykata urdhëroi lirimin e menjëhershëm, me kusht që ata të mos mbahen për shkak të ndonjë mase tjetër sigurie apo vendimi dënimi.