• Kreu
REPORT.AL
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rajon
  • Ekonomi
  • Botë
  • Sociale
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rajon
  • Ekonomi
  • Botë
  • Sociale
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
REPORT.AL
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Media franceze: Ermal Beqiri synon të qëndrojë në Francë!

by Bota Bota
October 21, 2026
in Aktualitet, Kryesore
Media franceze: Ermal Beqiri synon të qëndrojë në Francë!
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Gazeta franceze “Courrier Picard” i ka kushtuar një artikull biznesmenit Ermal Beqiri, i cili mbahet i burgosur në Francë dhe kërkohet nga drejtësia shqiptare.

Sipas gazetës franceze, Beqiri ka kërkuar sërish lirimin përpara dhomës së hetimeve të Gjykatës së Apelit në Amiens, ndërsa vendimi për kërkesën e tij pritet të premten.

Sipas Courrier Picard, biznesmeni shqiptar vijon të mbahet në burgun e Beauvais, ndërsa përmes kërkesës së tij të re synon të fitojë lirinë. Gazeta franceze thekson gjithashtu se Beqiri dëshiron të qëndrojë në Francë.

Kujtojmë se biznesmeni Ermal Beqiri u arrestua në Francë më 24 korrik 2026, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme (SPAK), në kuadër të hetimeve për çështjen e tenderave të Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI). Arrestimi i tij u krye në një rrethanë të pazakontë, pasi kishte fluturuar me një avion të vogël civil mbi zonën e kufizuar të centralit bërthamor të Penly-t, në veri të Francës.

Sipas SPAK-ut, ndaj Beqirit ishte caktuar masa e sigurisë “arrest në burg” që në dhjetor 2025. Hetimi lidhet me dyshimet për parregullsi në procedurat e prokurimit publik dhe veprimtari të tjera të dyshuara kriminale.

Biznesmeni hetohet për veprat penale të konkurrencës së paligjshme nëpërmjet dhunës, heqjes së paligjshme të lirisë, shkeljes së barazisë së pjesëmarrësve në tendera ose ankande publike, pjesëmarrjes në grup të strukturuar kriminal, kryerjes së veprave penale në kuadër të një organizate kriminale ose grupi të strukturuar kriminal, pastrimit të produkteve të veprës penale dhe korrupsionit aktiv të personave që ushtrojnë funksione publike.

Hetimet lidhen edhe me aktivitetin e kompanisë “Soft & Solution”, e cila operon në fushën e teknologjisë dhe shërbimeve dixhitale. Sipas raportimeve mbi dosjen, SPAK dyshon se procedurat e tenderimit janë manipuluar në favor të subjekteve të caktuara. Në një prej episodeve të hetuara, dyshohet se një konkurrent është përballur me presion për t’u tërhequr nga gara për një tender publik.

Sipas informacionit të bërë publik nga SPAK-u, autoritetet shqiptare kërkuan mbështetjen e strukturave franceze më 19 qershor 2026, pasi dyshohej se Beqiri ndodhej në Francë. Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar përmes një njoftimi të kuq të Interpolit.

Më 24 korrik, autoritetet franceze ndërhynë pasi avioni i vogël që drejtonte Beqiri hyri në hapësirën ajrore të kufizuar të centralit bërthamor të Penly-t. Sipas raportimeve mediatike, ai u detyrua të ulej në aerodromin e Albert-it dhe më pas u vu në dispozicion të autoriteteve franceze për procedurat ligjore. Për shkeljen e rregullave të fluturimit, mediat raportuan se iu shqiptua një gjobë prej 7 mijë eurosh.

Në vijim të hetimeve financiare, SPAK bëri të ditur se autoritetet franceze kishin identifikuar llogari bankare me vlerë mbi 2 milionë euro, dy apartamente dhe një kështjellë në departamentin e Oise, me vlerë të raportuar rreth 2.6 milionë euro, si dhe pasuri të tjera. Prokuroria po ndiqte procedurat për identifikimin, sekuestrimin dhe konfiskimin e pasurive që dyshohet se kanë origjinë kriminale.

SPAK njoftoi gjithashtu se kërkesa zyrtare për ekstradimin e Beqirit drejt Shqipërisë iu përcoll autoriteteve franceze përmes Ministrisë së Drejtësisë.

Çështja e Beqirit është pjesë e hetimeve më të gjera për procedurat e prokurimit publik të AKSHI-t, ku SPAK po verifikon dyshimet për manipulim tenderash, korrupsion dhe veprimtari të organizuar kriminale.

Tags: Ermal BeqiriFrancë
Previous Post

Dhuna ndaj të miturve vë në pikëpyetje reagimin e policisë gjatë protestave

Bota Bota

Bota Bota

TË FUNDIT

Media franceze: Ermal Beqiri synon të qëndrojë në Francë!

Media franceze: Ermal Beqiri synon të qëndrojë në Francë!

October 21, 2026
Dhuna ndaj të miturve vë në pikëpyetje reagimin e policisë gjatë protestave

Dhuna ndaj të miturve vë në pikëpyetje reagimin e policisë gjatë protestave

October 21, 2026
Rama, natën i rreh studentët, ditën u kërkon dialog!

Rama, natën i rreh studentët, ditën u kërkon dialog!

October 21, 2026
Sindikata e Pedagogëve nis zbatimin e bojkotit në të gjitha universitetet publike

Sindikata e Pedagogëve nis zbatimin e bojkotit në të gjitha universitetet publike

October 21, 2026
“S’ka dialog, jep dorëheqjen”/ Studentët dhe pedagogët i refuzuan ftesën, Rama nxjerr sërish karriget para Kryeministrisë

“S’ka dialog, jep dorëheqjen”/ Studentët dhe pedagogët i refuzuan ftesën, Rama nxjerr sërish karriget para Kryeministrisë

October 21, 2026
I keqtrajtoi fëmijën në kopsht/ Nëna dhunon edukatoren, përfundojnë të dyja në ndjekje penale

I keqtrajtoi fëmijën në kopsht/ Nëna dhunon edukatoren, përfundojnë të dyja në ndjekje penale

October 20, 2026
Champions League/ Duel spektakolar me 6 gola, kampionët e PSG-së i japin ‘leksion’ Barcelonës

Champions League/ Duel spektakolar me 6 gola, kampionët e PSG-së i japin ‘leksion’ Barcelonës

October 20, 2026
Revolta studentore, Begaj takim me ambasadorët e SHBA, BE dhe Gjermanisë! Marrin pjesë dhe dy ish-Presidentët Topi e Meidani

Revolta studentore, Begaj takim me ambasadorët e SHBA, BE dhe Gjermanisë! Marrin pjesë dhe dy ish-Presidentët Topi e Meidani

October 20, 2026
Në orën 10:00 para Kryeministrisë/ Të shtunën thirret protestë kombëtare e studentëve, e pranishme dhe diaspora

Në orën 10:00 para Kryeministrisë/ Të shtunën thirret protestë kombëtare e studentëve, e pranishme dhe diaspora

October 20, 2026
Zyrtare/ Sindikata e Pedagogëve shpall bojkotin në të gjitha universitetet publike

Zyrtare/ Sindikata e Pedagogëve shpall bojkotin në të gjitha universitetet publike

October 20, 2026

REPORT.AL

Portali report.al është një media online e pavarur që sjell lajme, analiza dhe informacione të sakta në kohë reale. Me fokus tek transparenca dhe vërtetësia, portali synon t’u ofrojë lexuesve shqiptarë një burim të besueshëm lajmesh nga politika, ekonomia, shoqëria dhe ngjarjet ndërkombëtare.

RUBRIKAT

  • Aktualitet
  • OP-ED
  • Politike
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Shëndet
  • Sport

MË TË KLIKUARAT

  • “Lirojini!”/ Tensione në protestën e të rinjve në Korçë, protestuesit godasin shefin e Komisariatit, ka të shoqëruar (VIDEO)

    “Lirojini!”/ Tensione në protestën e të rinjve në Korçë, protestuesit godasin shefin e Komisariatit, ka të shoqëruar (VIDEO)

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Atentati në Tiranë, zbulohet identiteti i viktimës

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Sa kushton jetesa për një të ri në Tiranë, si u trefishuan kostot në pak vjet

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Aktualitet
  • OP-ED
  • Politike
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Shëndet
  • Sport

© 2025 REPORT.AL

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rajon
  • Ekonomi
  • Botë
  • Sociale
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Showbiz
  • Sport

© 2025 REPORT.AL