Bastisje në Strumicë, gjendet drogë - ndalohet një person

mpb drogë mpb drogë
MPB Maqedoni njofton se dje (20.10.2026) në orën 17:30 në fshatin Staro Baldovci, Strumicë, oficerët e Policisë së Strumicë arrestuan B.A. (25) nga i njëjti fshat.
"Gjatë një bastisjeje në shtëpinë e tij, të kryer me urdhër gjykate, u gjetën një kavanoz i mbushur me marihuanë dhe një qese me degë të bimës së kanabisit".
"Është njoftuar prokurori publik dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër personit do të ngrihen akuza përkatëse", thonë nga MPB.
Nga
Telegrafi
3 sekonda më parë
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate




































