Çerdhja e re në Gjakovë drejt përfundimit, do të ketë kapacitet për 120 fëmijë

Ministri i Arsimit, Hajrulla Çeku, ka njoftuar se çerdhja e re në Gjakovë është në fazën përfundimtare të ndërtimit.
Përmes një postimi, Çeku ka bërë të ditur se investimi, me vlerë mbi një milion euro, do të krijojë hapësira të reja për edukimin e hershëm të 120 fëmijëve.
“Pamë nga afër ecurinë e punimeve në këtë investim mbi një milion euro që do të krijojë hapësira të reja dhe të përshtatshme për 120 fëmijëve”, ka shkruar Çeku.
Ai ka theksuar se zgjerimi i rrjetit të çerdheve mbetet një nga prioritetet kryesore, me synimin për të rritur përfshirjen e fëmijëve në edukimin e hershëm dhe për t’ua lehtësuar familjeve përkujdesjen e përditshme.
“Synimi ynë është që çdo familje të ketë një çerdhe afër shtëpisë, me kushte cilësore dhe kosto të përballueshme”, ka shkruar ministri. /Telegrafi/




































