Bojkotohet mësimi në Universitetin e Elbasanit

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 21.10.2026, 10:19

Universiteti i Elbasanit ka bojkotuar mësimin ditën e sotme, në shenjë reagimi ndaj ngjarjeve të rënda të raportuara në kryeqytet. Edhe pse një pjesë e studentëve janë paraqitur në auditorë, procesi mësimor nuk është zhvilluar.

Studentët janë shprehur se e konsiderojnë të papranueshme vijimin e mësimit në një kohë kur, sipas tyre, bashkëmoshatarët e tyre po humbasin jetën në kryeqytet. Për këtë arsye, ata kanë zgjedhur të mos zhvillojnë mësim, duke shprehur shqetësimin dhe solidaritetin e tyre për situatën.

Ndërkohë, deri më tani nuk ka një njoftim zyrtar për organizimin e një mbledhjeje apo marshimi nga studentët në Elbasan. Mbetet për t’u parë nëse në orët në vijim do të ketë reagime të tjera apo nisma të përbashkëta nga ana e tyre.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit