Protestuesit e shoqëruar nga policia gjatë ditëve të fundit dalin sot në Gjykatën e Shkallës së Parë për masën e sigurisë.
Siç raporton gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha, sot pritet të jepen 59 masa sigurie.
Deri më tani gjykata nuk i ka publikuar emrat e atyre që do të dalin sot për masë sigurie, çka ka konfuzuar prindërit të cilët janë rreshtuar para gjykatës për të pyetur në lidhje me fatin e fëmijëve të tyre.
Sakaq, gazetarja e Top Channel, Dorjana Bezat, bën me dije se mbrëmjen e djeshme janë shoqëruar 17 persona, ku një pjesë e tyre, dosjen e të cilëve policia e çon në prokurori, do të duhet të dalin para gjykatës.