Vendosni fjalën kyçe....

Dosja “Balluku” / SPAK i komunikon akuzën Igli Tarës për pastrim parash, dyshohet se fshehu vilën në Palasë



SPAK i ka komunikuar Igli Tares akuzën për pastrim parash në kuadër të dosjes “Balluku”.

Sipas informacioneve të bëra publike, akuza lidhet me dyshimet për fshehjen e një vile në Palasë, e cila dyshohet se i përket zëvendëskryeministres Belinda Balluku.

Akuzat ndaj Ballukut

Një ditë më parë, Prokuroria e Posaçme i komunikoi Belinda Ballukut pesë akuza për shkelje të dyshuara në 15 raste.

Sipas SPAK, Balluku akuzohet për:

• korrupsion
• pastrim parash
• fshehje pasurie – në dy raste
• shkelje e barazisë në tenderë – në nëntë raste

Hetimet për dosjen vijojnë.