Policia ndryshon pistën për vdekjen e 46-vjeçarit në Tiranë: Dyshohet për vetëvrasje
Lajmi i raportuar fillimisht si një atentat i mundshëm mbrëmjen e djeshme në Tiranë ka marrë një tjetër rrjedhë pas deklaratës së dytë zyrtare të Policisë së Shtetit.
46-vjeçari Ismet Habili u gjet pa shenja jete brenda automjetit të tij në rrugën “Mihal Popi”, në zonën e bllokut “1 Maji”.
Detajet e reja nga hetimet paraprake
Nga kontrolli i imtësishëm i ushtruar brenda mjetit, grupi hetimor ka gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale: një armë zjarri pistoletë, një gëzhojë.
Bazuar në këto gjetje dhe veprimet e para procedurale, ekspertët dyshojnë se 46-vjeçari mund të jetë vetëvrarë, duke e zhvendosur fokusin e hetimeve nga pistat e mëparshme.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën në vendngjarje për këqyrjen e mëtejshme të provave, dokumentimin e plotë ligjor të rastit si dhe zbardhjen e motivit që mund të ketë çuar në këtë ngjarje të rëndë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



