Protestuesit e arrestuar, gjykata pritet të japë sot 59 masa sigurie. Prindërit para gjykatës për të mësuar fatin e fëmijëve të tyre Një telefon celular dhe një karikues janë konstatuar gjatë një kontrolli për sende të ndaluara në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale (IEVP) Shkodër.
Sipas njoftimit të Agjencisë së Mbikëqyrjes në Sistemin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale (AMSEVP), sendet i përkisnin një të paraburgosuri, ndaj të cilit materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë së Shkodrës për veprime të mëtejshme ligjore.
“Nga Agjencia e Mbikëqyrjes në Sistemin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale, në bashkëpunim me Sektorin e Policisë së IEVP Shkodër, në bazë të informacioneve të përftuara në rrugë operative, është ushtruar kontroll për sende të ndaluara në IEVP Shkodër, ku është konstatuar 1 (një) aparat celular në gjendje të ndezur, si dhe 1 (një) karikues, të cilat i përkasin të paraburgosurit shtetasit A. F..
Materialet procedurale do dërgohen për veprime të mëtejshme në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër në ngarkim të të paraburgosurit shtetasit A. F. për veprën penale “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve penale”, e parashikuar nga neni 324/a i Kodit Penal”, shkruan AMP.
Top Channel