Lamtumirë kartonëve tradicionalë? Futbolli provon teknologjinë e re
Futbolli ka nisur të testojë një risi teknologjike në gjykimin e ndeshjeve, pasi në Uruguaj janë përdorur kartonët e verdhë dhe të kuq në formë dixhitale, në vend të atyre tradicionalë.
Prova u zhvillua më 15 tetor, në ndeshjen mes Nacionalit dhe Rentistasit, në kuadër të Kupës së Uruguait, ku gjyqtari Eduardo Varela përdori një pajisje elektronike për të sinjalizuar ndëshkimet disiplinore.
Pajisja, e cila ngjan me një telefon ose tablet të vogël, është krijuar për të lehtësuar punën e gjyqtarëve dhe për të përmirësuar regjistrimin e ngjarjeve gjatë ndeshjeve.
Përmes këtij sistemi synohet që kartonët, përjashtimet dhe ngjarjet e tjera disiplinore të regjistrohen në mënyrë automatike në sistemin COMET të Federatës Uruguaiane të Futbollit.
Sipas raportimeve të mediave, pajisja mund të funksionojë edhe pa lidhje Wi-Fi, duke mundësuar përdorimin e saj gjatë ndeshjeve pa pasur nevojë për lidhje të vazhdueshme me internetin.
Ten Hag: Ronaldo zhgënjeu Manchester Unitedin
UEFA i jep FIFA-s një afat deri më 2 nëntor për të publikuar dokumentet lidhur me planin e Infantino-s
U largua nga kombëtarja e Portugalisë, zbardhet dënimi i Federatës për Cristiano Ronaldon
- 10:30 Kanosën një 28-vjeçar për t’iu kthyer borxhin, në pranga njëri prej autorëve, në kërkim bashkëpunëtori tjetër
- 10:29 Kaos në Francë, vendoset shtetrrethimi. SHBA paralajmëron qytetarët: Shmangni këto qytete
- 09:53 Solidaritet me të rinjtë në Tiranë, studentët në Elbasan bojkotojnë mësimin: Është e turpshme të vijojmë si normalisht
- 09:41 Bojkotohet mësimi në universitetet e Korçës, studentët thirrje për protestë paqësore
- 09:31 Rubio mohon përfshirjen e qeverisë amerikane në ngadalësimin e Starlink në Ukrainë
- 09:29 Princ Harry kërkon pajtim me të atin dhe të vëllanë: Dua t’i lëmë pas konfliktet familjare