Lajmi i fundit

LIVE - Dita e 9-të e revoltës, studentët dhe pedagogët gati për protestën para Kryeministrisë

Në mbështetje të studentëve të Tiranës/ Të rinjtë e Korçës nisin marshimin në qytet kundër Ramës

10:36, 21/10/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Në ditën e nëntë të revoltës studentore kundër Edi Ramës, vala e protestave dhe e solidaritetit me të rinjtë e Tiranës është përhapur edhe në Korçë.

Të rinjtë e qytetit kanë nisur edhe sot marshimin në rrugët e Korçës, në mbështetje të studentëve dhe gjimnazistëve që prej ditësh protestojnë kundër qeverisë.

Protesta në Korçë vjen në një moment kur revolta e të rinjve po fiton mbështetje masive dita ditës edhe jashtë kryeqytetit, ndërsa kërkesat për ndryshim dhe përgjegjësi politike përballen me refuzimin e kryeministrit për t'u tërhequr.

Solidariteti i të rinjve të Korçës i shtohet kështu valës së protestave kundër qeverisë Rama.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco