Paska mashtruar….; “The Times” i kërkon falje FIFA-s për çështjen e pagave të Infantinos

21 Tetor 2026
10:35
Alfred Lleshi
back button

FIFA konfirmoi se ka marrë dijeni për kërkim-faljen e publikuar nga gazeta britanike “The Times”, pas një raportimi të pasaktë dhe dëmtues për presidentin Gianni Infantino.

Më 13 tetor 2026, gazeta raportoi se Infantino kishte marrë një “shpërblim të dytë” nga FIFA, të padeklaruar nga organizata. “The Times” pranoi se ky pretendim ishte i pasaktë dhe se nuk kishte pasur asnjë shpërblim të dytë. Shpenzimet dhe rimbursimet e Infantinos nuk konsiderohen kompensim sipas rregullave zvicerane të raportimit.

Gazeta pranoi gjithashtu se Infantino nuk kishte blerë një pronë në Miami me çmim dukshëm nën vlerën reale, siç ishte raportuar. Po ashtu, as ai dhe as familja e tij nuk janë pronarë ligjorë apo përfitues të kompanisë “Shadi LLC” dhe nuk ushtrojnë kontroll mbi të.

“The Times” kërkoi falje ndaj Infantinos dhe FIFA-s për gabimet. FIFA u bëri thirrje mediave të verifikojnë burimet dhe të mos publikojnë akuza të rreme ose shpifëse, duke theksuar se kontrolli gazetaresk është i ligjshëm, por nuk justifikon përhapjen e pretendimeve të pavërteta.

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit