Pedagogë dhe studentë të Universitetit të Korçës kanë bojkotuar mësimin, duke u mbledhur për t’iu bashkuar një marshimi në kuadër të protestës paqësore.
Të mbledhur në ambientet e universitetit aktualisht studentët dhe pedagogët po marshojnë në rrugët e qytetit në shenjë mbështetjeje për kërkesat e studentëve.
Një ditë më parë në Tiranë, pedagogët marshuan në mënyrë paqësore në mbështetje të studentëve. Gjithashtu bënë thirrje për kundër dhunës ndaj të rinjve dhe jo vetëm.
