Pedagogë dhe studentë të Universitetit të Korçës kanë bojkotuar mësimin dhe kanë nisur marshimin në qytet.
Ata i janë bashkuar thirrjes së studentëve, për ndryshim ndërsa kanë bërë me dije se protestat e tyre ditën e sotme do të jetë paqësore.
Pjesëmarrësit janë mbledhur fillimisht në ambientet e universitetit, prej nga kanë nisur marshimin në rrugët e qytetit.
Përmes kësaj, pedagogët dhe studentët kanë shprehur solidaritetin me protestën studentore dhe mbështetjen për kërkesat e ngritura prej të rinjve.













