BE-ja heton ndikimin e huaj në trazirat në Francë/ Dyshimet për fushata dezinformimi nga Rusia, Irani dhe Algjeria Të paktën tre persona të maskuar kanë grabitur 26 ora xhepi të shekullit XVIII, me vlerë rreth 150 mijë euro, në pallatin historik Venaria Reale, pranë Torinos në Itali.
Autorët arritën të merrnin objektet e çmuara, pavarësisht pranisë së rojeve të armatosura, kamerave të sigurisë dhe sistemeve të alarmit.
Vjedhja ndodhi pak pas orës 02:00 të mëngjesit, kur personat e dyshuar hynë me forcë në kompleksin historik. Ata arritën deri në Sallën e Audiencës së Dukës së Savojës, ku orët ishin ekspozuar në një vitrinë të posaçme, të cilën e thyen për të marrë sendet me vlerë.
Orët, me origjinë angleze dhe franceze, janë punuar me ar dhe smalt dhe përfaqësojnë pjesë të rëndësishme të artizanatit tradicional të shekullit XVIII.
Sipas informacioneve paraprake, veprimet e autorëve janë regjistruar nga kamerat e sigurisë së pallatit. Pamjet filmike po analizohen nga hetuesit, të cilët po përpiqen të rindërtojnë lëvizjet e personave të dyshuar dhe të zbulojnë mënyrën se si ata arritën të hynin në ndërtesë e të largoheshin me objektet e vjedhura.
Furto da film alla Reggia di #Venaria Reale, il complesso sabaudo alle porte di #Torino. Rubati 26 orologi antichi per un valore di 150mila euro.
#Tg1 Elena De Vincenzo https://t.co/k6wDAIVf9j
— Tg1 (@Tg1Rai) October 20, 2026
Administrata e Rezidencave Mbretërore të Savojës ka deklaruar se sistemet e sigurisë ishin në funksion në momentin e grabitjes.
Pavarësisht kësaj, autorët arritën të depërtonin në sallën ku ekspozoheshin orët dhe të thyenin vitrinën. Për këtë arsye, hetuesit po shqyrtojnë mundësinë që grabitësit të kenë pasur njohuri paraprake për organizimin e ambienteve dhe funksionimin e masave të sigurisë.
Orët e vjedhura ishin pjesë e një koleksioni historik që i kaloi Familjes Mbretërore të Savojës në vitin 2012, përmes një donacioni nga trashëgimtarët e Giorgio Acorneros.
Koleksioni përfshin gjithashtu 24 kuti historike duhani, të cilat nuk u prekën gjatë grabitjes.
Sipas administratës së pallatit, objektet e vjedhura janë të siguruara. Megjithatë, humbja e tyre përbën një goditje për trashëgiminë kulturore të kompleksit, pasi vlera e tyre nuk lidhet vetëm me çmimin në treg, por edhe me rëndësinë historike dhe mjeshtërinë e punimit.
Venaria Reale është një nga komplekset më të rëndësishme baroke në Itali. Salla ku ekspozoheshin orët ndodhet në katin kryesor të pallatit, pranë Galerisë së Madhe, dhe dallohet për dekorimet e pasura, elementet e praruara dhe afresket.
Top Channel