“Bojkot deri në dorëheqjen e Ramës”/ Kreu i Sindikatës së Pedagogëve, Kovaçi: Nuk mund të vazhdojmë mësimdhënien teksa studentët dhunohen në rrugë

21/10/2026 10:53

Bojkoti i pedagogëve vazhdon edhe ditën e sotme, teksa kreu i Sindikatës së Pedagogëve, Aleksandër Kovaçi, njoftoi se e njëjta situatë do të vazhdojë derisa kryeministri të japë dorëheqjen.

“Kryesia e Sindikatës vendosi njëzëri shpalljen e bojktotit në të gjitha universitetet në solidaritet me studentët. Nis sot dhe vijon deri në një njoftim të dytë. Studentët protestojnë prej muajsh dhe në përgjigje kanë marrë heshtjen dhe dhunën ekstreme.

Nuk mund të vazhdojmë mësimdhënien teksa studentët dhunohen në rrugë. Sindikata kërkon ndalimin e dhunës së studentëve dhe protestuesve paqësore dhe vënien para përgjegjësisë të të gjithë atyre që kanë urdhëruar dhe ushtruar dhunën. Kërkojmë trajtimin dinjitoz të çdo student të urdhëruar.

Kërkojmë të mos merret asnjë masë disiplinore ndaj çdo pedagogu që merr pjesë në protestë. Do të kthehemi në auditor sapo studentët të marrin përgjigjen që meritojnë. Nuk bëhet fjalë vetëm për bojkot, por për pjesëmarrje me studentët në protestë. Çdo ditë në 10:00 do të marrim pjesë në marshim dhe në protestë.

Pedagogët do të qëndrojnë afër me studentët me materiale didaktike dhe të sigurojnë se orët do të zëvendësohet. Për këtë do të njoftohen të gjitha institucionet përgjegjëse. Kur flasim për kërkesat e studentëve e kemi fjalë për dorëheqjen e kryeministrit, kjo ka qenë kërkesa e tij”, u shpreh Aleksandër Kovaçi, kreu i Sindikatës së Pedagogëve.

Top Channel