Pedagogët e universiteteve shqiptare janë rreshtuar në mbështetje të revoltës studentore, në ditën e dytë të bojkotit mësimor.
Një pedagog i Universitetit Politeknik të Tiranës deklaroi se kërkesa për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe të qeverisë së tij është kthyer në një çështje jetike për të rinjtë, ndërsa theksoi se qindra pedagogë nga universitetet e vendit po i bashkohen qëndresës.
Pedagogu nënvizoi se bojkoti do të vijojë dhe se nuk ka më vend për një dialog të konsumuar ndër vite, që sipas tij nuk ka sjellë zgjidhje.
Ai akuzoi qeverinë dhe kryeministrin se, në vend që të mbajnë përgjegjësi për politikat e tyre, kanë zgjedhur të fajësojnë protestuesit, ndërsa studentët dhe pedagogët kërkojnë një shoqëri dhe një qeverisje të re.
Pedagogu: Jemi në mbështetje të studentëve kundër dhunës dhe që çdo kërkesë e protestës që ka lidhje me kërkesën parësore që ka lidhje me dorëheqjen e kryeministrit dhe kësaj qeverie, është bërë një çështje jetike për të rinjtë tanë dhe për studentët që ne po i mbështesim dita ditës. Siç dje që nisëm kundër dhunës ndaj studentëve, sot jemi me një qëndrim që të vijojmë bojkotin e mësimit ku pedagogët po mbajnë atë që i takonte dhe më parë dhe sindikata e pavarur e Universiteteve Shqiptare ka vite që flet për një platformë të re kombëtare të arsimit. Në vite nuk jemi dëgjuar dhe sot është ky momentum që studentët dhe gjeneratat e reja po kërkojnë një shoqëri te re dhe nje qeverisje të re. Ne do vijojnë nga dita në ditë por sot nuk janë vetëm studentët që janë në ballë të protestës por të gjitha universitetet. Janë me qindra pedagogë që vijnë nga të gjitha universitetet e Shqipërisë. Nuk ka nevojë për një dialog të konsumuar në vite për përgjegjësitë e qeverisë dhe është një dialog që është konsumuar në këto muaj protestë. Në të kundërt ka qënë një monolog të kryeministrit shqiptar që ka dashur të gjejë fajtorin te protestuesit sesa ta gjejë fajtorin te të gjitha inisiativat që ka mërrë qeveria shqiptare.
© SYRI.net
Bojkoti në të gjitha universitetet, Sindikata e Pedagogëve në krah të studentëve: Nuk duam dialog, por dorëheqje
Tirana po digjet/ Gazeta zvicerane: Ja pse rinia shqiptare është rebeluar kundër Edi Ramës
Në mbështetje të studentëve të Tiranës/ Të rinjtë e Korçës nisin marshimin në qytet kundër Ramës