“Rroftë rinia e lirë”, studentët shpalosin banderolën në murin e Universitetit të Politeknikut

21 Tetor 2026 | 11:00

Pas grumbullimit në ambientet e jashtme të Universitetit Politeknik, mëngjesin e kësaj të mërkure, të pedagogëve dhe studentëve, në murin e jashtëm të universitetit është shfaqur një banderolë.

Sipas pamjeve, të rinjtë kanë përcjellë përmes banderolës mesazhin në emër të revoltës së tyre, ku shkruhet: “Rroftë rinia e lirë”, “Sot vendosim ne”, “Fundi i Katovicës” etj.

Ndërkohë, pas qëndresës së tyre te Universiteti Politeknik, ka nisur edhe marshimi drejt Kryeministrisë, aty ku disa orë më parë kryeministri Edi Rama ka vendosur sërish karrige, duke i ftuar studentët për dialog.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Sindikata e Pedagogëve shpall nga sot bojkotin e mësimdhënies: Mbështesim kërkesat e studentëve

Kreu u Sindikatës së Pedagogëve Sandër Kovaçi tha në një deklaratë për mediat se sindikata ka shpallur bojkotin e mësimdhënies duke nisur nga dita e...
10:49 | 21/10/2026

Kanosën një 28-vjeçar për t’iu kthyer borxhin, në pranga njëri prej autorëve, në kërkim bashkëpunëtori tjetër

Një 34-vjeçar është vënë në pranga, ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim nga Policia e Fierit këtë të mërkurë, pasi kanë kanosur një shtetas...
10:30 | 21/10/2026

Solidaritet me të rinjtë në Tiranë, studentët në Elbasan bojkotojnë mësimin: Është e turpshme të vijojmë si normalisht

Bojkoti i mësimit është shtrirë edhe në Universitetin e Elbasanit. Edhe pse një pjesë e studentëve janë paraqitur në auditorë, mësimi nuk është zhvilluar. Jashtë...
09:53 | 21/10/2026