Momenti i tensionuar mes Ernest Muçit dhe sulmuesit serb, çfarë ndodhi në fushë gjatë ndeshjes Trabzonspor – Besiktas

Takimi mes Trabzonsporit dhe Besiktasit u mbyll me rezultatin 2-0 në favor të vendasve, në një sfidë plot ritëm dhe momente të nxehta.

Përveç kontributit në aksionin që çoi në golin e shënuar nga Tufan në minutën e 21-të, Ernest Muçi u vu re edhe për një moment tensioni me Dusan Vlahovic, sulmuesin e skuadrës mysafire.

Të lidhura

None found

Mjaftoi një shkëndijë e vogël që mes dy lojtarëve ballkanas të ndizet një përplasje e shkurtër, e cila u përshkallëzua brenda pak çasteve.

Ky episod u përhap me shpejtësi në platformat sociale, teksa i gjithë tensioni mes sulmuesit të Kombëtares shqiptare dhe atij të Serbisë zgjati vetëm disa sekonda.


Shtuar më 21.10.2026 11:08

Quantcast