AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Arrestimet nxjerrin në pah rrugën e kontrabandimit të migrantëve drejt Malit të Zi

Policia arrestoi një 44-vjeçar që transportonte tre migrantë me origjinë afrikane drejt kufirit me Malin e Zi të mërkurën. Ky është të paktën rasti i tretë i raportuar që prej gushtit në zonën e Shkodrës, ku në total janë identifikuar 34 migrantë që synonin të kalonin ilegalisht kufirin.

BIRNBIRNngaBIRN
15 seconds më parë
në Lajme
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
bhit4jb 20200311 193949 110320 4 021 1
Forca policie në Shkodër | Foto: LSA

Policia shqiptare arrestoi një 44-vjeçar pranë pikës kufitare të Hanit të Hotit, ndërsa transportonte tre migrantë me origjinë afrikane drejt Malit të Zi, në një tjetër rast që nxjerr në pah përdorimin e kufirit verior të Shqipërisë si rrugë tranziti për migracionin e parregullt drejt Bashkimit Europian.

Sipas Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, i dyshuari, i identifikuar me inicialet Gj. U., banues në Shkodër, u kap gjatë natës në rrugën nacionale pranë Hanit të Hotit, në kuadër të një operacioni të koduar “Destinationi”.

“Ky shtetas u kap nga shërbimet e Policisë, gjatë natës, në rrugën nacionale pranë PKK Hani i Hotit, duke transportuar me automjetin e tij, 3 shtetas me origjinë afrikane, që synonin të kalonin ilegalisht në territorin e Malit të Zi”, njoftoi policia.

Sipas autoriteteve, tre migrantët nuk dispononin dokumente identifikimi dhe dyshohet se kishin hyrë ilegalisht në Shqipëri. Policia nuk bëri të ditur shtetësinë e tyre, vendin nga kishin hyrë në territorin shqiptar apo destinacionin përfundimtar të udhëtimit.

Arrestimi i 44-vjeçarit përben rastin e tretë të raportuar nga policia shqiptare që prej gushtit në kufirim me Malin e Zi.

Më 7 gusht, policia e Shkodrës raportoi zbulimin e një grupi prej 15 migrantësh nga vende afrikane në zonën e Vukpalajt, të cilët dyshohej se po transportoheshin kundrejt pagesës për të kaluar ilegalisht kufirin.

Një tjetër operacion u zhvillua më 28 shtator në Alijaj të Shkodrës, ku policia identifikoi 16 migrantë, mes tyre nëntë shtetas afganë, pesë somalezë dhe dy nga Bangladeshi. Sipas autoriteteve, edhe ky grup po transportohej kundrejt pagesës, me synim kalimin e paligjshëm drejt Malit të Zi.

Në total, gjatë këtyre tri operacioneve janë identifikuar 34 migrantë, megjithëse kjo shifër nuk përfaqëson numrin e përgjithshëm të kalimeve të parregullta apo të tentativave për kalim në kufirin shqiptaro-malazez.

Shqipëria mbetet një vend tranziti për migrantët e parregullt, sipas raportit të Komisionit Europian për vitin 2025, ndërsa një pjesë e migrantëve që hyjnë në territorin shqiptar nga Greqia përpiqen të vazhdojnë udhëtimin drejt vendeve të Bashkimit Europian përmes Kosovës ose Malit të Zi.

bhit4jb 20200311 193949 110320 4 021 1

Arrestimet nxjerrin në pah rrugën e kontrabandimit të migrantëve drejt Malit të Zi

11:16 | 21/10/2026
828074502 1110016701711497 6965065570747084145 n

Partia qeverisëse e Vuçiçit i shndërroi institucionet shtetërore në “makineri për sigurimin e votave”

10:29 | 21/10/2026
dsc 4485

Dhuna ndaj të miturve vë në pikëpyetje reagimin e policisë gjatë protestave 

08:01 | 21/10/2026
protesta e pedagogeve

Sindikata e Universiteteve shpall bojkotin e mësimit në mbështetje të protestave studentore

21:54 | 20/10/2026
stop hecet (c) qendra lumi

Banorët e Kelmendit dhe organizatat mjedisore padi HEC-eve në lumin e Cemit

15:51 | 20/10/2026
ndicozf 2026092314560411

Zjarri gjatë protestës dëmtoi dosjet, Gjykata e Lartë pezullon seancat

15:05 | 20/10/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.