Një moment i veçantë është shënuar gjatë protestës së studentëve në Korçë, ku marshimit të të rinjve iu bashkua edhe një qytetar me aftësi të kufizuara.
Prania e tij u prit me duartrokitje nga studentët, në një gjest solidariteti që përcolli mesazhin e mbështetjes dhe bashkimit në protestën e tyre.
Prej nëntë ditësh vijon Revolta Studentore në Shqipëri, ku qindra mijëra nxënës gjimnazesh dhe student të universiteteve kërkojnë dorëheqjen e Edi Ramës dhe qeverisë së tij.
© SYRI.net