320 persona janë raportuar të lënduar gjatë protestave nga 13 tetori deri më sot, sipas ministrisë së Shëndetësisë. Mes tyre janë 192 efektivë policie, 92 protestues dhe 36 kalimtarë, përfshirë 6 përfaqësues të medias, njëri prej tyre i huaj.
Vetëm gjatë protestës së djeshme, në Spitalin e Traumës dhe QSUT janë paraqitur 8 persona. Tre kalimtarë janë shtruar në Spitalin e Traumës, ndërsa njëri prej tyre i është nënshtruar me sukses një ndërhyrjeje kirurgjikale.
Aktualisht vijojnë të jenë të shtruar 9 të lënduar: 4 protestues, 1 efektiv policie, 1 përfaqësuese e medias dhe 3 kalimtarë.








