Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Protestat e dhunshme në vend/ Ministria e Shëndetësisë publikon bilancin: 320 të lënduar në 9 ditë!

    Studentët dhe pedagogët bojkotojnë mësimin, marshim në mbështetje të protestës paqësore

    Kontroll për sende të ndaluara në burgun e Shkodrës, zbulohen celular dhe karikues

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home » Protestat e dhunshme në vend/ Ministria e Shëndetësisë publikon bilancin: 320 të lënduar në 9 ditë!
    Aktualitet

    Protestat e dhunshme në vend/ Ministria e Shëndetësisë publikon bilancin: 320 të lënduar në 9 ditë!

    October 21, 2026
    Protestat e dhunshme në vend/ Ministria e Shëndetësisë publikon bilancin: 320 të lënduar në 9 ditë!

    Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale ka publikuar bilancin e personave të lënduar gjatë protestave që kanë përfshirë Tiranën dhe qytete të tjera të vendit prej 13 tetorit. Sipas të dhënave zyrtare, në periudhën 13–21 tetor 2026 janë raportuar gjithsej 320 persona të dëmtuar, mes të cilëve efektivë policie, protestues, kalimtarë dhe përfaqësues të medias.

    Nga numri i përgjithshëm i të lënduarve, 192 janë punonjës të Policisë së Shtetit, 92 protestues dhe 36 kalimtarë. Mes këtyre të fundit janë edhe gjashtë përfaqësues të medias, njëri prej të cilëve gazetar i huaj.

    Sa i përket protestës së djeshme, Ministria bën të ditur se tetë persona janë paraqitur për ndihmë mjekësore në Spitalin Universitar të Traumës (SUT) dhe në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” (QSUT).

    Në Spitalin e Traumës kanë marrë ndihmë gjashtë persona, konkretisht një efektiv policie, një protestues dhe katër kalimtarë. Tre prej kalimtarëve janë shtruar për trajtim të mëtejshëm, ndërsa njëri prej të lënduarve i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale, e cila ka përfunduar me sukses. Sipas autoriteteve shëndetësore, gjendja e pacientit është e mirë.

    Aktualisht, në Spitalin e Traumës vijojnë të jenë të shtruar nëntë persona të lënduar gjatë protestave, mes tyre katër protestues, një efektiv policie, një përfaqësuese e medias dhe tre kalimtarë.

    Ndërkohë, në QSUT janë paraqitur dy persona, një efektiv policie dhe një protestues. Të dy kanë marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor dhe janë larguar nga spitali që gjatë ditës së djeshme.

    320 të lënduar bilanci i protestave dhuna në protesta Ministria e Shëndetësisë përplasjet me policinë policia e shtetit protesta kundër qeverisë Protesta në Tiranë Protesta të dhunshme protestat në Shqipëri Protestuesit siguria publike të plagosurit në protesta urgjenca mjekësore zhvillimet politike në Shqipëri
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Protestat e dhunshme në vend/ Ministria e Shëndetësisë publikon bilancin: 320 të lënduar në 9 ditë!

    October 21, 2026

    Studentët dhe pedagogët bojkotojnë mësimin, marshim në mbështetje të protestës paqësore

    October 21, 2026

    Kontroll për sende të ndaluara në burgun e Shkodrës, zbulohen celular dhe karikues

    October 21, 2026

    Eduard Zaloshnja/ Nga udhëheqës protestash, në majë të pushtetit

    October 21, 2026
    Mos e humb
    Aktualitet October 16, 2026

    Kaos në aeroportin e Rinasit administruar nga Kastrati! 10 fluturime të anuluara drejt Italisë, pasagjerët pa informacion

    Kaos dhe pakënaqësi në Aeroportin Ndërkombëtar të Rinasit, i cili administrohet nga Kastrati Group, ku…

    Çfarë pritet? Ilegaliteti “ngrin” prej 10 ditësh në Shqipëri! Mbyllen bastet dhe Call Centerat, bien transaksionet me Kriptomonedha

    Dosja/ Biznesmeni Meqemeja i dha Ahmetajt 140 mijë euro! SPAK: Shpërblim për Inceneratorin e Fierit përmes shitjeve fiktive

    ALERT në Slloveni për VIPA Flips të Kosovës, kanë përmbajtje të alergjenësh. Produkti hiqet nga tregu

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Një takim i papritur mund të ndryshojë gjithçka: Horoskopi i së dielës për 12 shenjat

    10 tetori sjell një fillim të ri: këto shenja të horoskopit duhet të lënë pas të shkuarën

    Dashuria, flirtet dhe surprizat financiare: Ja çfarë kanë rezervuar yjet për këtë të diel

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.