Sylvinho mahnitet nga Lamine Yamal: Ajo që po bën nuk është normale

Sylvinho, ish-mbrojtësi i Barcelonës dhe ish-trajneri i kombëtares së Shqipërisë, ka vlerësuar në mënyrë të veçantë paraqitjet e Lamine Yamal, i cili në moshën 19-vjeçare po renditet mes futbollistëve më të mirë në botë.

Anësori spanjoll ka bërë një tjetër hap përpara këtë sezon, duke regjistruar 10 gola dhe 10 asistime në 12 ndeshje.

Të lidhura

None found

Yamal shënoi edhe në takimin e mbrëmshëm, të cilin Barcelona e humbi 4-2 ndaj PSG-së në Ligën e Kampionëve.

Forma e tij ka tërhequr vëmendjen e Sylvinhos, i cili është befasuar nga niveli që ka arritur 19-vjeçari.

“Ajo që po bën ai nuk është normale. Lojtarë të tillë janë ndryshe, jashtëzakonisht të ndryshëm”, u shpreh fillimisht Sylvinho.

“Ai po fiton përvojë, e kupton se ku duhet të pozicionohet dhe cilat zona duhet t’i shmangë. Ai vazhdon të përmirësohet”, përfundoi ish-trajneri i Shqipërisë.


Shtuar më 21.10.2026 11:48

Quantcast