FOTOLAJM/ “Rroftë rinia e lirë”, studentët shpalosin banderolën e madhe në Universitetin Politeknik

Në kuadër të protestës së pedagogëve në mbështetje të studentëve dhe të rinjve që kërkojnë largimin e kryeministrit Edi Rama, një banderolë e madhe me mesazhin “Rroftë rinia e lirë, fundi i Katovicës, sot vendosim ne” është shpalosur në Universitetin Politeknik.

Mesazhi i shpalosur në godinën universitare përcjell thirrjen për liri, ndryshim dhe vendimmarrje nga të rinjtë, në një kohë kur protestat kundër qeverisë kanë përfshirë studentë dhe pedagogë.

Të lidhura

None found

Pedagogët kanë dalë në mbështetje të studentëve dhe të rinjve, të cilët kërkojnë largimin e Edi Ramës nga posti i kryeministrit.

 


Quantcast