
Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, nga sheshi para Universitetit Politeknik të Tiranës, duke iu referuar revoltës studentore, u shpreh se rinia ka gjetur mënyrën e vetme për të mos lejuar të shkatërrohet Shqipëria nga Edi Rama.
Deklarata e plotë:
“Edi Rama, i fiksuar pas karriges, bën çdo mëngjes pagdhirë një show me karrige. A thua se studentët e kanë nisur këtë betejë për karrige? Studentët e kanë nisur këtë betejë dhe do ta çojnë deri në fund për Shqipërinë, për të ardhmen e tyre.
Mbasi u tha që nuk dini të lidhni shtatë fjalë, i fton për dialog. Po përdor 100 mënyra për të shkatërruar protestën. Ndërsa rinia ka gjetur mënyrën e vetme për të mos lejuar të shkatërrohet Shqipëria nga Edi Rama.
Ndaj, si pedagoge, si qytetare, por mbi të gjitha si një nënë që do që fëmija të mos i iki nga Shqipëria, i bëj thirrje çdo qytetari t’i bashkohet kësaj proteste historike për largimin dhe rrëzimin e një regjimi që po i merr frymën Shqipërisë”, u shpreh Zhupa.
Deputetja demokrate ftoi qytetarët t’i bashkohen asaj që e cilësoi si protestë historike për largimin dhe rrëzimin, sipas saj, të një regjimi që po i merr frymën Shqipërisë.