Lajmi i fundit

LIVE - Dita e 9-të e revoltës, studentët dhe pedagogët protestë para Kryeministrisë

Pedagogia: Nuk mund të ecet më me filozofinë 'çudita më e madhe zgjat 3 ditë', njerëzit mbajnë mend...

11:47, 21/10/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Pedagogë janë në mbështetje të studentëve deri në plotësimin e kërkesave të tyre. Një prej tyre ka folur për Syri TV me Fjona Çela, ku ka theksuar se arsyeja kryesore dihet dhe është e panegociueshme dhe se nuk mund të ecet më me filozofinë se “çudia më e madhe tre ditë zgjat”.

“Protesta vazhdon, arsyet dihen. Arsyeja kryesore është e panegociueshme, nuk mund të ecet më me filozofinë që çudia më e madhe tre ditë zgjat. Sepse këtu njerëzit mbajnë mend, njerëzit analizojnë, njerëzit deduktojnë dhe njerëzit reflektojnë. Si? Me shpopullim e para, dhe e dyta me këtë mllef të jashtëzakonshëm që nuk është akumuluar brenda një viti. Është frymë psikanalitike, i koshiencës dhe subkoshiencës së tyre, pra, një dhunë e jashtëzakonshme, kështu që mirë është, nëse pranojmë që jemi qenie njerëzore me moral, me kod njerëzor duhet të reflektojmë. Nuk po kërkojmë lutje, nuk po kërkojmë luks, po kërkojmë elementë të ekzistencës njerëzore.”, - u shpreh pedagogia.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco